2010, Juliana Pasha, një zë i ngrohtë në Oslo

Tuesday, 01 May 2018 12:29

Nga historiku i Shqipërisë në Eurovizion

Për të tretin vit radhazi Shqipëria kaloi në natën finale të Eurovizionit. Pas Olta Bokës, Kejsi Tolës, edhe Juliana Pasha, këngëtarja e talentuar në natën e parë gjysmëfinale u rendit e 6-ta dhe më pas kaloi në natën finale, ku zuri vendin e 16-të, me 62 pikë. Vetëm Anjeza Shahini ishte renditur e shtata në natën finale dhe vendi i 16 apo 17 ishte si “me abonim”, pasi gjithmonë këngëtarët tanë aty vërtiteshin. Ndaj kalimi në natën finale për Shqipërinë ishte “fitore” dhe ky objektiv u arrit.

 Festivali u zhvillua në Oslo të Norvegjisë. Juliana Pasha interpretoi këngën fituese të Festivalit të 49-të të Këngës në RTSH, “Nuk mundem pa ty”, me tekst të Ardit Gjebresë e Piro Çakos dhe muzikë të Ardit Gjebresë. Kënga u këndua anglisht, nën versionin “It’s All About You”, dhe u pëlqye nga ana profesionale, po ashtu edhe u votua nga publiku. Përveç vokalit, interpretimit skenik tashmë i kushtohej mjaft kujdes edhe paraqitjes skenike dhe Juliana, e shoqëruar nga violinist i shquar Olen Çezari, fitoi admirimin e publikut.

Juliana Pasha: “Ka qenë jo vetëm një eksperiencë e veçantë për mua, por edhe një kohë e mrekullueshme për mua që më dha mundësinë të provoja veten.  Skena e Eurovizionit është e veçantë, të dhuron emocione të forta që rrallë herë i promovon, për vetë faktin  se nëpërmjet meje përfaqëson vendi im. Nuk është e lehtë të mbash peshën e të gjithë shqiptarëve që shpresojnë  në një përfaqësim dinjitoz, por është edhe ndjenja më e bukur që çdo artist do donte ta provonte”.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...