“Kaligula” së shpejti me premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës

E Enjte, 03 May 2018 16:25

Më 14 maj do të jepet premiera e shfaqjes “Kaligula” nga Albert Kamy më regji të Kushtrim Koliqit, në Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.Më 14 maj do të jepet premiera e shfaqjes “Kaligula” nga Albert Kamy më regji të Kushtrim Koliqit, në Teatrit Kombëtar të Kosovës. 
Aktorët e kësaj shfaqje janë: Adrian Morina, Allmir Suhodolli, Ard Islami, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Gresa Pallaska, Meli Qena, Shkëlzen Veseli dhe Ylber Bardhi.
Drama “Kaligula” e Camus është shkruar për herë të parë në vitin 1938, për t’u botuar më në fund në vitin 1945. E shkruar në kohë të rëndësishme historike (Lufta e Dytë Botërore), para publikut vjen në një version të rishkruar, duke paraqitur figurën historike të një perandori romak që udhëhoqi Romën në vitet 37-41 pas Krishtit, i cili njihet në histori për çmenduritë dhe mizoritë e tij.
Drama Kaligula është një kryevepër e artit teatral. Aktuale si gjithmonë, për teatrin dhe për mendimin e sotëm, trajton revoltën dhe nënshtrimin, sjell pyetje rreth shpëtimit të shoqërisë dhe vlerave universale.
Kaligula është në kërkim të forcës absolute, është i helmuar nga mospërfillja dhe tmerri. Ai vendos të ushtrojë, përmes vrasjeve dhe perverzitetit sistematik ndaj të gjitha vlerave ekzistuese, lirinë e cila sërish i del e hidhur.
“Kaligula ynë vie duke nxitur reflektimin tonë, vie në kohën e pabarazisë dhe mjerimit, në kohën e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të lirive, vie në kohën e demokracisë së re, në kohën kur revolta qytetare kundër gjendjes absurde që na rrethon e që kërkon gjithnjë ndryshimin dhe përsosjen e sistemit demokratik duhet ekzistuar”, thuhet në njoftim.
Sipas të cilit Kaligula vie pranë nesh, që njohim revoltën, dhe pranë nesh që nuk njohim konceptin e revoltës…vie me shumë pyetje e shumë nxitje. Vie…apo është me nesh?!
Premiera do të jetë më 14 maj duke filluar nga ora 21:00. Ndërsa reprizat e para: 15 dhe 16 maj 2018; ora 21:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës./Kultplus/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...