Eugent Bushpepa, sonte në “Eurovision”, për të thyer tersin…

Tuesday, 08 May 2018 09:15

Sot është radha e kantautorit Eugent Bushpepa që të përfaëqsojë Shqipërinë në skenën e “Eurovision” në Lisbonë.  Me këngën “Mall” sonte ai do të tentojë të kalojë në natën finale. Historia dhe tradita jonë në Eurovizion është kundër tij pasi në asnjë rast që Shqipërinë e ka përfaqësuar një këngëtar mashkull, asnjëherë nuk ka kaluar në natën finale. Pritshmëritë dhe komentet janë të larta, por vendos tjetër kush dhe ndoshta Eugent Bushpepa do të thyejë tersin e mund të kalojë në natën finale për të shpresuar një vend më të lartë në pozicionimin përfundimtar.   

Sipas komenteve t; ndryshme thuhet se deri tani këngëtari shqiptar ka pushtuar skenën gjatë provave në Lisbonë të Portugalisë. Këngëtari shqiptar, i pari artist mashkull solo që prezanton Shqipërinë në “Eurovision” në 12 vjet, ka marrë vlerësime të shumta nga kritika për interpretimin e tij. Sonte Bushpepa do të prezantohet si konkurrenti i tretë në radhë. Kënga “Mall” është një kompozim i vetë artistit, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vete ai. Bushpepa këndon solo, por nuk është vetëm në skenë. Ai shoqërohet nga dy vokaliste femra dhe një grup i vogël muzikantësh në një interpretim që nis me sfond ngjyra të errëta të zeza e blu për të kaluar ngadalë tek tonet e ngrohta të të kuqes, të verdhës e për të mbërritur të bardhën, kur kënga mbërrin pikën kulmore të saj. Sipas rregullave të këtij kompeticioni kënga nuk duhet të kalojë minutazhin e 3 minutave, dhe kënga “Mall” është 3:12, duke respektuar së pari një nga rregullat më strikte të produksionit televiziv. Mirëpo veç të tjerash vihet re që Bushpepa ka zgjedhur ta këndojë këtë këngë në gjuhën shqipe duke mos dashur t’ia zbehi forcën e fuqishme vargjeve të shkruara nga ai vet. Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Eugent Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros. Në natën e parë gjysmëfinale garojnë: Shqipëria, Azerbajxhani, Bjellorusia, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Islanda, Izraeli, Lituania, Armenia, Austria, Kroacia, Qiproja Jugore, Finlanda, Maqedonia, Greqia, Irlanda dhe Zvicra. Në natën e dytë gjysmëfinale më 10 maj garojnë në “Eurovision” : Australia, Danimarka, Norvegjia, Moldavia, Rumania, Rusia, San-Marinoja, Serbia, Holanda, Hungaria, Gjeorgjia, Malta, Mali i Zi, Letonia, Polonia, Sllovenia, Suedia dhe Ukraina. Nata finale do të mbahet mbrëmjen e datës 12 maj. Kjo është hera e parë që Portugalia e pret këtë festival.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...