2017, Linda Halimi, “bota” e vogël e Eurovizionit

Tuesday, 08 May 2018 11:34

Nga historia e pjesëmarrjeve të Shqipërisë në Eurovizion

Historia e pjesëmarrjeve të Shqipërisë në Eurovizion përsëritet me Linda Halimin. Përfaqësimi i vitit 2007 ka disa përsëritsje. Vetë Lindja, sikurse ka ndodhur më parë me këngëtarë me emër, u thirr nga SHBA për këtë performancë për Eurovizion. Një zë potent dhe i bukur i duhej Shqipërisë, por jo, mesa u pa, jo Eurovizionit.  

Kompozitori Klodian Qafoku shkoi për herë të dytë në Eurovizion, pas Luis Ejllit në 2006 dhe përsëri nuk kaloi në natën finale. Për të tretin vit radhazi Shqipëria nuk kaloi në natën finale. Pas tre kalimeve erdhën tre dështime njëri pas tjetrit. Vetëm 6 herë Shqipëria ka kaluar në finale. Shto edhe Ledina Ccelon që kaloi direkt në natën finale në 2005, 7 herë.

Si zakonisht mediat tona e ngritën në qiell këngëtaren, perfomancën “shkëlqimin”, votoat e internetit etj, dhe në fund Linda u kthye si iku. Po ajo histori... Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovison, Linda Halimi këndoi e katërta në natën e parë gjysmëfinale të Festivalit Europian të Këngës, i cili u zhvillua në Kiev të Ukrainës. Linda Halimi perfomoi me këngën e saj “World”, por “bota” e Lindës ishte shumë e vogël për Eurovizionin. Kënga u vleërsua me 76 pikë dhe zuri vendin e 14-të në gjysmëfinalen e parë.

Kënga “Bota “ fitoi Fesitvalin e 55 të këngës në RTSH, e kompozuar nga Klodian Qafoku dhe me tekstin e saj dhe Big Bastës.  Pas skualifikimit, Linda ka postuar një mesazh për gjithë ndjkesit e saj në rrjetet sociale: “Falemnderit te gjitheve per kete eksperience te bukur! Kam kaluar per mrekulli ! Fat vitin tjeter Shqiperia ime”- shkruan ajo.

Po le të shpresojmë sonte që Eugent Bushpepa të kalojë në natën finale të 12 majit, në edicionin e 63-të të Eurovizionit, që po zhvillohet në Lisbonë, pasi fituesi i vitit të kaluar është këngëtari nga Portugalia, dhe të mos ndodhë ajo historia e mëparshme. Të paktën të kalojmë në natën finale, pasi as Eugeni e as Shqipëria nuk e ka forcën të mahnisë Evropën me muzikën e saj...

  1. F. Slatina/55news.al/

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...