Amaneti i Qirjaqit: Po bëhet një lojë e ndyrë, ky Teatër ka ekzistuar dhe do të ekzistojë...

Tuesday, 08 May 2018 11:51

Aktori i madh Agim Qirjaqi ka 8 vjet që nuk jeton më, por kushdo që i dëgjoi dje fjalët e tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, iu duk sikur ai ishte gjallë, në mesin e artistëve... Për fat të keq është po ajo histori banale e para 18 vjetëve... dhe ka po një protagonist të së keqes, Edi Ramën...

Për të kujtuar pjesëmarrësit se historia e shembjes së TK nuk nisi sot, organizatorët e takimit të djeshëm, për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ku merrnin pjesë deputetë të opozitës, shfaqën imazhe të një takimi të zhvilluar 18 vjet më parë, në prezencën e kryetarit të atëhershëm të Bashkisë së Tiranës, Kryeministrit të sotëm, Edi Rama.

Një ndër fjalimet më të qarta, më të drejtpërdrejta, ishte ai i aktorit Agim Qirjaqi. Të pranishmit gati mbanin frymën, kur Qirjaqi ngrinte zërin para kryebashkiakut dhe duke e akuzuar për afera korruptive. Por jo vetëm atë, por të gjithë ata që heshtnin dhe nuk e denonconin atë aferë.

 “Kjo nuk është një histori që ka nisur sot. Është një histori kriminale, e paargumentuar, në një strategji të caktuar, një aferë jo e ndershme në kurriz të Teatrit Kombëtar, në kurriz të kësaj godine, që meriton të jetë Teatër Kombëtar, edhe kështu siç është, me këtë arkitekturë.

Nuk e bën monument kulture një godinë, dukja, apo ndërtesa. E bën ajo çka është e lidhur me këtë skenë. Historia ka nisur kur ky Teatër u mbyll në mënyrë të padrejtë, për shkak të një zjarri hipotetik dhe tani duan t’ia vënë zjarrin tamam për interesat e një biznesi, për të ndërtuar një 15-katësh, dy godina apo tri godina dhe në katin e parë do të ndërtohet një Teatër. Më vjen keq që vazhdojmë një debat të tillë, kur gjërat janë shumë të qarta. Këtu kanë përgjegjësi të madhe ata që drejtojnë shtetin, jo vetëm ata që e kanë përgatitur këtë aferë të ndyrë, por edhe ata që heshtin dhe nuk e denoncojnë këtë aferë. Edhe ata janë po aq fajtorë sa ata që duan ta shembin Teatrin.

Shumë kohë më parë është folur për ngritjen e një teatri të ri, para se të vdisnin aktorët e mëdhenj, se duhet të ndërtoheshin edhe shumë teatro të rinj, se salla e estradës është mbyllur prej dy vjetësh, shtë- pia e pionierit u prish dhe u bë kinema, edhe këtë teatër duan ta prishin dhe të ndërtojnë këtu. Përse nuk e ndërtojnë në një vend tjetër? Sepse prishën interesat e biznesmenëve.

Pra, e gjithë ideja e ngritjes së një Teatri të ri Kombëtar, është një alibi për të shkatërruar, që kur teatri u mbyll, që kur flitej poshtë e përpjetë që kjo godinë është e rrënuar, që kur ky Teatër u la qëllimisht 4 vjet pa lyer, deri sa t’i bjerë çatia, vetëm për të përligjur, që ky Teatër të shembet.

Ky Teatër ka ekzistuar dhe do të ekzistojë se ka një publik të mrekullueshëm, që e do këtë Teatër dhe ky publik që vjen dhe mbush këtë sallë, ka një vlerë të madhe dhe në radhë të parë duhet të pyesim këtë publik. Unë mendoj që këtu është një lojë e ndyrë”.

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 12:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...