Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë valëviten në Cannes

E mërkurë, 09 May 2018 09:14

Flamuri i shtetit të Kosovës dhe ai i Shqipërisë, janë valëvitur mbi pavijonin e përbashkët të të dyja shteteve, në rivierën franceze, nga e cila kthen sytë gjithë bota e filmit kur hapet edhe zyrtarisht Festivali i Filmit në Cannes. “Marche Du Film”, konsiderohet si tregu më i madh i filmit në botë që mbahet krahas Festivalit, i cili të martën hapi edicionin e 71-të.

Pavijoni i Kosovës, i përbashkët me atë të Shqipërisë, në prezantimin e shtatë me radhë të kinematografisë kosovare, ka zënë vend në një hapësirë ndërmjet shteteve me industri të zhvilluar filmi.

Takimet me udhëheqës institucionesh të njohura të filmit, nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi me një shtet fqinj, shpalosja e katalogut me filmat që janë në proces të realizimit e atyre të finalizuar, gjetja e mundësive të bashkëpunimit e prezantimi para selektorëve të festivaleve, mbeten objektivat kryesore për Qendrën Kinematografike të Kosovës në Cannes.

Drejtori i këtij institucioni, Arben Zharku, të martën, e ka dhënë lajmin e parë të mirë nga pavijoni i Kosovës në Cannes. Një ftesë zyrtare për t’u prezantuar në tregun e filmit të festivalit “Mar del Plata International Film Festival”, që mbahet në Argjentinë, është e para që ka marrë ky institucion, qysh në ditën e parë të festivalit.

Katalogu i Qendrës Kinematografike që shpaloset në pavijonin e mbushur me posterë filmash – mes së cilëve bie në sy “Fusha e mëllenjave” i Arzana Krajës - është ndër mundësitë më të mira për t’i informuar ata që ndalen aty. Mes filmave të prezantuar në katalog janë “Qiej të trazuar”, “Aga”, “Cold November”, “Gjumë dhe dashuri”, “Një tregim Prishtine”, “Klithma”, “Ajo”, “Drita”, “Gardhi” e të tjerë.

Sipas Zharkut, një tjetër takim i caktuar është ai me përfaqësues të “Euroimage”.

Veç prezantimit në pavijon, kinematografia kosovare do të përfaqësohet në Cannes edhe nëpërmjet filmit “Rreze” me regji të Lorena Sopit, që do të shfaqet premierë në kuadër të “Short Film Corner”. Filmi bazohet në ditarin e Rreze Abdullahut dhe në 12 minuta shpalos një ditë nga lufta e fundit në Kosovë...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...