Prestigjozja britanike "The Sun", artikull për Bushpepën

E mërkurë, 09 May 2018 13:15

Prestigjozja britanike “The Sun”, i ka kushtuar një artikull Eugent Bushpepës, i cili përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2018, që po mbahet  në Portugali.

“The Sun” e fillon artikullin me një përshkrim të shkurtër të jetës së këngëtarit duke vazhduar më tej me arritjet e tij në karrierë. Ndër të tjera, përmendet edhe Festivali i Këngës në RTSH, kompeticion nga ku është përzgjedhur edhë përfaqësuesi ynë.

Në vlerësimin që bën për Bushpepën, “The Sun” shkruan se i ka qëlluar në shenjë notat muzikore.

“Eugent Bushpepa, i cili thirret me përzemërsi Genti, ka lindur në Rrëshen, të Shqipërisë më 2 korrik 1984. Ai filloi të këndojë në moshë të re dhe për të përmbushur ëndrrën e tij, në vitin 2006 ai iu bashkua një shfaqjeje në Top Channel si këngëtar. Që atëherë Eugenti ka qenë pjesë e skenës muzikore shqiptare. Eugenti ngadalë u bë një nga këngëtarët më të njohur të vendit dhe ka mbështetur banda si “Deep Purple” dhe madje ka luajtur edhe me legjendën e “Guns N ‘Roses”, Ron Thal.”, shkruan “The Sun”.

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 13:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...