“Skëndërbeu, një busull për të ardhmen e Shqipërisë”

E mërkurë, 09 May 2018 14:08

Sot në Pallatin e Kongreseve u mbajt Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Kjo konferencë u zhvillua në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar dhe për një sërë datash të tjera madhore.

Ky aktivitet kaq i rëndësishëm pati si lektor të tij studiuesin e madh Aurel Plasari.

Plasari u përpoq për më shumë se një orë të kulturojë dhe të informojë një publik të respektueshëm, por jo të mjaftueshëm për një përhapje të ideve të tij luksoze, origjinale të themeluara nga një studim dekadash.

Ai tha disa teza dhe përdori një kënd shikimi për epokën e Skënderbeut, atë vetë dhe aristokracinë e kohës. Informacioni kulturor dhe historik i Plasarit zgjon krenari kombëtare dhe zbulon libra që kanë humbur në hirin e kohës. Sot Shqipëria ka një nevojë të madhe pikërisht  për këto hulumtime dhe ide fisnike.

Kjo konferencë u organizua nga Akademia e Studimeve Albanologjike e Shqipërisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës./55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 16:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...