Rama nuk duron piktor tjetër, të vdekur e të gjallë, veç vetes

E Enjte, 10 May 2018 18:53

Nga Flori SLATINA

Galeria Kombëtare e Arteve ka kohë që hesht, asnjë artisti  shquar nuk ka ekspozur së fundi. Reja ia ka zënë frymën dhe mjafton ajo si “gjetja” më e bukur e Rilnidjes socialiste. Madje vizitat kanë rënë aq shumë në GKA saqë sot ajo është në vendin e fundit nga insitucionet e kryeqytetit që nuk vizitohen nga publiku.

Për Ramën dhe gjithë ekipin e tij, nuk ka asnjë piktor tjetër, të gjallë e të vdekur, që të nderohet e kujtohet dhe t’i bëjë “karshillëk shkëlqesisë” së tij. Veç vetes së tij. Ky piktor i dështuar, që mburret me pikturat e tij dhe i jep të drejtën vetes të përdorë buxhetin e shtetit për të ekspozuar në Bienalen e Venecias e në galeri të tjera prestigjioze, ka vënë në krye të  GKA një artist nga Kosova dhe që nuk di ku është vetë jo më arti shqiptar. Në faqen zyrtare të GKA nuk ka asnjë informacion për ekspozitat e ardhme.

Si ka mundësi që të mos përkujtohet 100-vjetori i lindjes së Ibrahim Kodrës, të kalojë në heshtje një përvjetor i tillë, kur Maqedonia e kujton pas dy ditësh me një ekspozitë të madhe në Shkup?! Si ka mundësi që të mos ketë ekspzita të tjera të artisëve të shquar që janë degdisur nëpër galeri e salla private dhe nuk afrohen pranë GKA? Si nuk kujtohet kush për Fatmir Haxhiun, kishte 90-vjetorin e lindjes? Për Sali Shijakun, ka pasur 85-vjetorin e lindjes? Si nuk kujtohet kush për Odhise Paskalin, kemi 115-vjetorin e lindjes? Për Sadik Kacelin, kemi së afërmi 10-vjetorin e vdekjes. Për Kel Kodhelin, në 100-vjetorin e lindjes, etj. etj. Në kuadrin e 100-vjetorit të Skënderbeut, si nuk kemi një ekspozitë të madhe me veprat kushtuar Heroit tonë Kombëtar? Si ka mundësi që nuk ka as botime, as informacione?

Problemi qërdon jo te GKA e drejtori i saj, z. Shakolli, por te vetë piktori kryeministër, Edi Rama, që nuk duron dot artistë të tjerë, që për të janë “mediokër” dhe “démodé”. Rama Vetëm ai di të pikturojë, vetë ai duhet të ekspozojë. Të njëjtin qëndrim mban edhe me shkrimtarët, pasi që kur shkroi “Kurbanin”, ai mendon se është shkrimtari më i madh sot. Po ashtu radikal është edhe me artistët e teatrit, kërkon t’u prishë tempullin, pasi mendon se aktori më i madh sot është ai e shumë të tjera si këto që do ia kishte zili edhe diktatori... Atëherë përse na duhet GKA, institucionet e kulturës?

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 19:00

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vdekja e 3 vjeçarit shqiptar, gjykata dënon mjekun për neglizhencë

Aktualitet

Vdekja e 3 vjeçarit shqiptar, gjykata dënon mjekun për neglizhencë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka shpallur fajtor dhe dënuar me shërbim prove një mjek të akuzuar për “ Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, që i shkaktoi vdekjen një tre vjeçari...

Plagosje me armë zjarri në Mirditë, i riu sillet me urgjencë te Spitali i Traumës

Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Mirditë, i riu sillet me urgjencë te Spitali i Traumës

Një person është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Rubikut në Mirditë ndërsa sipas burimeve mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Pas dhënies së ndihmës së...

Statistikat dramatike në Kosovë/ Brenda dy viteve 11 gra dhe një vajzë janë vrarë brenda familjes

Bota Shqiptare

Statistikat dramatike në Kosovë/ Brenda dy viteve 11 gra dhe një vajzë janë vrarë brenda familjes

Një studim i misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, vë në pah se 54 për qind e grave të anketuara në Kosovë, thonë se që nga mosha...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!