×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandal/Nesër anullohet shfaqja në teatrin e Vlorës, ka dëgjesë publike Rama!

E Enjte, 10 May 2018 18:53

“Nesër shfaqja anullohet. Ka dëgjesë publike” Ky është njoftimi i regjisorit të shfaqjes “Senatori Fox” dhe i teatrit të Vlorës, Roland Minga.

Denoncimi vjen nga Genc Deromemaj ne rrjetin social FB i cili shkruan

“Nesër shfaqja anullohet. Ka dëgjesë publike” Ky është njoftimi i regjisorit të shfaqjes “Senatori Fox” dhe i teatrit të Vlorës, Roland Minga.

Një njoftim i dytë që pason njoftimin e parë, të disa ditëve më parë, kur regjisori Minga shkroi në faqen e tij në facebook “Shfaqja u anullua me forcë”. Atë ditë, shfaqja u anullua për një koncert të rinjsh amator.Ky është realiteti i dhimshëm i teatrit të Vlorës, ku një shfaqje aktorësh profesionistë anullohet për dëgjesa politike të partisë në pushtet dhe një koncerti amatorësh.Nuk ndodh në asnjë vend të botës.Në atë botë të qytetëruar, ku pikërisht kjo qeveri që anullon shfaqjen, betohet se është duke i përmbushur detyrat e Evropës.Është pikërisht kjo qeveri që sillet me artin në mënyrën më antiart, duke filluar që nga sjellja me Teatrin Kombëtar e deri me Teatrin e Vlorës.

Sot, salla e teatrit të Vlorës, do të mbushet plot.Por, jo për shfaqjen, por, për politikën.Po ata vlonjatë që duhet të shkonin për të parë shfaqjen, do të shkojnë aty për të parë e dëgjuar politikën në farsën e radhës, që qeveria në pushtet e quan “Dëgjesë publike për bashkëqeverisje me qytetarët”.
Dhe meqë ju të qeverisë e të bashkisë do të bëni dëgjesë publike në teatër, fillojeni dëgjesën me problemet që ka teatri i Vlorës, sepse do të mësoni shumë gjëra të hidhura dhe do të kuptoni se në qytet ka humbur shpresa e ka më pak lumturi, pikërisht sepse arti është në krizë dhe qeveria e pushteti lokal i majtë “krihen” me krizën e artit".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...