×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Publiku i kryeqytetit mirëpritet Olta Dakun me “Shirli Valentina” në Teatrin Kombëtar

Hënë, 21 May 2018 12:50

Komedia "Shirli Valentina"   është mirëpritur nga publiku në Teatrin Kombëtar. Regjisorja Driada Dervishi shkruan se vepra është një festë për një udhëtim ndryshe. “Për ato që kanë kohë që duan të nisin një udhëtim, por që asnjëherë nuk i lënë rrobat e shumta për t’u hekurosur, enët e përditshme për t’u larë, gatimi, apo thjesht rutina, Shirli Valentina e Olta Daku ju ftojnë në një udhëtim krejt ndryshe”, shprehet regjisorja Dervishi përmes një statusi në Facebook. Olta Daku një nga aktoret e suksesshme e viteve të fundit në teatër, rikthehet sërish në skenë, por këtë herë si Shirli Valentina. Daku do të shndërrohet në personazhin e njohur anglez, një meso grua shtëpiake e cila zbulon veten dhe ato çfarë i kishin munguar më shumë, gjatë një vizite për pushime në Greqi. Vepra e shkruar në vitet 1986 është e mbushur me fraza që kërkojnë rizgjimin e jetës së një gruaje që deri në ato momente i ishte përkushtuar shtëpisë. E vënë në shumë skena të botës është edhe fituese e çmimit “Lorenc Oliver” si Komedia më e mirë e vitit 1988. Përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme.

Komedia e njohur e Willy Russell që rikthehet në skenën me regjinë e Driada Dervishit është përkthyer nga Artur Lena, kostumet nga Laedia Hajdari, koreograf Elton Cefa, muzika Julian Shyti dhe as/regjisor Besmir Bitraku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...