"Çifti i shqyer" nga Gjirokastra kërkon suksesin në Tiranë

Hënë, 21 May 2018 12:48

Për të dytën herë brenda vitit trupa teatrore e teatrit “Zhini Sako” e Gjirokastrës vjen në skenën e teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në kryeqytet. Kësaj here është komedia "Çifti i hapur, gati i shqyer" nga Dario Fo dhe Franka Rame, që vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke kërkuar suksesin tek publiku dhe kritka e speicalizuar. Komedia që shoqëron publikun këtë fundjavë është në skenë me aktorët Paola Xhafa, Aleksandër Kondi dhe regjisore Joana Omeraj. Komedia flet për çiftet, të cilët synojnë të jenë të hapur, një shfaqje e përcjellë në copëza humori. Regjisorja Omeraj pohon se është një komedi që duket sikur merret vetëm me konfliktin midis dy gjinive, por në fund kuptohet që nuk është mashkulli apo femra që sillen në këtë lloj mënyre, por njeriu dhe sjellja (toleranca) e tij në marrëdhënie me njerëzit e tjerë dhe bashkëshortin e bashkëshorten. “Një vepër aktuale që flet për marrëdhënien burrë e grua dhe jo vetëm, sepse është dhe për marrëdhënien e njerëzve mbi njëri tjetrin. Pra është shoqëria, rrethanat, koha që përcaktojnë sjelljen midis çiftit. Në fund zgjidhja është në dorë të publikut, a duhet të jemi "tolerant" dhe të pranojmë çdo gjë vetëm dhe vetëm për të qenë modern? Apo duhet që problemet të bisedohen që të kapërcehen? Njeriu çfarë do të bëjë në këtë rast?”, pohon regjisorja Omeraj. Vepra vjen në skenën e Teatrit Eksperimental mbrëmjet e datave 19 dhe 20 maj pas premierës në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër. Kjo komedi është rivënë disa herë në skenën shqiptare, me regjisorë e aktorë të ndryshëm, duke nisur nga studentët e pedagogët e Universitetit të arteve, nën regjinë e Altin Bashës e deri së fundi nga teatri i Gjirokastrës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...