Nisin takimet ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”

E mërkurë, 23 May 2018 15:43

Sot e nesër në Pejë po mbahet edicioni i 16-të Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli” 2018, në të cilat janë të pranishëm krijues e mysafirë specialë nga vende të ndryshme të rajonit e të botës.

Për këtë ngjarje kulturore që mbahet prej 23 deri më 24 maj, tashmë është publikuar edhe lista e poeteve pjesëmarrës në këtë konkurrim si edhe kronologjia e përcaktuar e leximeve.

Sipas organizatorëve, më 23 maj, në ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Bulëzat”, janë përzgjedhur poetët: Naxhije Kastrati “Spontanija”, Neki Lulaj “Beteje e fituar”, Ali Lajqi “Në përmendoren e vjetër”, Rasim Thaqi “Sikur edhe një herë” dhe Sabahete Kaliqani “Fanar lirie”.

Po më 23 maj, pas tribunës tematike që do ta mbajë studiuesi Ndue Ukaj, do të prezantohen poetët: Nikollë Lokaj “E kam pyetur veten”, Fatmire Duraku “Vasha me kike”, Qazim Muska “Mpakje”, Zhaneta Barzhaj “Bota ne tenxhere”, Erina Coku “ Kodi i heshtjes”, Labinot Berisha “Këshillat e vetes”, Marigonë Kelmendi “Në Himalajet e përkrenares sime”, ndërsa jashtë konkurrencës do të paraqiten Esat Loshaj, Rrustem Gërguri dhe Shaqir Foniqi.

Manifestimi do të vazhdojë më 24 maj, kur poetët që do të lexojnë janë: Mira Tuci “Kanga e vjetit 7102”, Adriatike Lami “Liri në lëvizje”, Alfons Zeneli “Portret në dritë”, Vjollca Dibra “Vetëvritemi”, Irena Gjoni “Rrëfimi i rrënojave të zëshme”, Dhimitër Pojanaku “Frika vyshk lulet e verës”, Shefqete Gosalci “Shtegtime”, tre poetë të huaj, Islam Cenga “Në Pejë nuk kam qenë kurrë”, dhe jashtë konkurrencës Jeton Kelmendi, Ajete Pavata, Sare Gjergji dhe Adem Shkreli.

Po më 24 maj do të mbahet edhe takimi poetik me poezi dedikuar Skënderbeut, ku poezitë e tyre do t’i lexojnë: Fran Ukcama “Besë e zemër në asht’ të kombit”, Nebi Bunjaku “Dielli i Arbërisë”, Agim Desku “Ma fal vdekjen, Gjergji im”, Elisabeta Gockaj “Liria”, Ramë Oranca “Liria buron nga zemra”, Zymer Melhani “Dua”, Sami Velqani “Elegji për Dedë Gjo Lulin”, Vera Bytyqi (jashtë konkurrimit), Vladimir Muça “Ikje” dhe Farida Ramadani “Lavdi shekujsh”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...