“Procedurat”, premierë në kinematë e Tiranës

E mërkurë, 23 May 2018 15:46

“Procedurat” një film nga Ergys Meta dhe Suela Bako në kinematë e Tiranës nga data 25 maj. “Procedurat” një prodhim nga “Erafilm” është një film me dy histori të shkurtra faqe të së njëjtës monedhë: Në një shoqëri ku vlerat morale blihen dhe shiten të gjithë janë gjahtarë dhe viktima të njëri- tjetrit. Producenti Robert Budina bën me dije se ky film është realizuar me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në kuadrin e kategorisë së filmit indipendent. “Një falenderim i veçantë i shkon të gjithë trupës artistike, regjisorëve, aktorëve dhe trupës teknike, të cilët vunë mbi të gjitha pasionin”, bën me dije ai. “Procedurat” në pjesën e parë “Me duar në xhepa”, ka në qendër të historisë personazhin e Oliverit. Ai është një pianist i divorcuar, i papunë dhe i pashpresë. Oliver është i detyruar të kryejë veprime, që shkojnë në kundërshti me formimin e tij, për të shpëtuar nga borxhet që po i marrin frymën. Në pjesën e dytë “Një ditë si kjo”, në qendër të filmit është Soni. Gruaja bëhet dëshmitare e një padrejtësie, që i ndodh dikujt dhe ajo nuk reagon. Po si do të veprojë ajo kur e njëjta padrejtësi do t’i ndodhë vetë asaj? Projekti kinematografik ka bërë bashkë aktorë të njohur të filmit shqiptar. Ky film vjen në vijim të realizimit të tjerë projekteve kinematografike nga shtëpia kinematografike “Erafilm”. “Procedurat”, që vjen me dy histori shqiptare, realizim nga dy regjisorë i shtohet jetës artistike të Tiranë këto ditë, duke rikthyer në ekranin e kinemasë dhe emra aktorësh që prej vitesh mungonin për publikun. Pas kaq shumë vitesh në ekranin e madh të kinemasë vjen dhe aktori Xhelal Tafaj, këtë herë në rolin e inspektorit në filmin “Me duar në xhepa” nga Ergys Meta. Më tej në role janë dhe të tjerë aktorë si Pëllumb Dervishi, Marilda Furxhi, Naun Shundi, etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...