Disa fakte interesante/ Ja ku lindi "tapeti i kuq"...

Diel, 08 Prill 2018 18:18

1. Kultura e Tapetit të Kuq i ka fillesat në Greqinë e lashtë. Përmendja më e hershme ka qenë në dramën “Agamemnoni”, ku “Rruga Crimson” përdorej për të treguar pozitën, ndërsa ishte një luks që i përshtatej vetëm perëndive.

2. Kryetarët e bashkive të Kartagjenës dhe Romës, nënshkruan një traktat paqeje zyrtare 2000 vjet pas përfundimit të Luftërave Punike.

3. Gjatë Murtajës së Zezë, anijet që hynin në portet e qyteteve, ishin të detyruara të prisnin 40 ditë për të parandaluar infektimin e mundshëm. Fjala italiane për numrin 40 “Quaranta”, fitoi një përdorim ndërkombëtar në zhargonin e mjekësisë, “karantinë”.

4. Dinastia Han e Kinës kreu shpime për gaz natyror, e transportoi atë në tubacionet dhe kontenierët e gazit dhe e përdori për t’u ngrohur në soba … dhe e gjitha kjo në vitin 200 para Krishtit.

5. Posta shpërndahej 12 herë në ditë në Londrën e Mbretëreshës Viktoria në shekullin XIX, me përgjigjet e menjëhershme dhe shpesh të pritura. Prandaj, njerëzit mërziteshin nëse letrat nuk pranoheshin brenda disa orësh.

6. Një paradë e përbashkët ushtarake naziste-sovjetike u mbajt në 22 shtator 1939 në Brest-Litovsk, për t’i treguar botës fuqinë e paktit të sapoformuar sovjeto-nazist.

7. Makaronët ishin të rinj anglezë, të cilët praktikonin sjellje femërore dhe visheshin në mënyrë shumë ekstravagante. Ata ishin pjesëtarë të Klubit Makaroni, dhe mbanin një pendë në kapelet e tyre. Ata gjithashtu mbanin me vete dy ora xhepi:”një për të treguar sa ishte ora, dhe tjetrën për të thënë sesa nuk ishte”.

8. E purpurta është e njohur gjerësisht si një ngjyrë “mbretërore”, sepse qindra vite më parë kur njerëzit mbështeteshin vetëm tek ngjyrat natyrale, e purpurta u zbulua nga kërmijtë e detit. Procesi i nxjerrjes dhe prodhimit mund të përballohej financiarisht vetëm nga monarkët. Për të krijuar një ide sesa i shtrenjtë është, kini parasysh që një onc ari aktualisht kushton 1.200 dollarë. Ndërsa një ons Tyrian ngjyrë e purpurt ka një çmim prej rreth 100.000 dollarësh.

9. Në 30 maj 1883, një grua që po kalonte urën në Bruklin të Nju Jorkut, përhapi panik se ajo ishte duke u shembur. Nga lëvizja e beftë e e qindra njerëzve gjetën vdekjen 12 persona dhe u plagosën 35 të tjerë.

10. Një tregtar romak që shiste bizhuteritë të rreme u dënua për t’u përballur me një luan në arenën e gladiatorëve. Kur më në fund porta u hap, prej aty doli një pulë. Perandori Galienus tha:”Meqë ai mashtronte të tjerët, unë vendosa të ndëshkoj me një tjetër mashtrim”. 

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 12:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...