Dyshime për Mogherinin, shtetet e BE-së kërkojnë përfshirjen në dialog

Tuesday, 05 June 2018 11:47

Shtete anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës e Serbisë i cili do të çonte në një marrëveshje ligjërisht obliguese për një normalizim zë plotë të marrëdhënieve, ka mësuar Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe. Siç kanë thënë burimet evropiane, shtetet anëtare kanë nisur të shfaqin shqetësimin e tyre në lidhje me mungesën e transparencës rreth dialogut politik, veçanërisht në kapitullin që ka të bëjë me marrëveshjen përfundimtare.

Kjo u theksua qartë të premten e kaluar, në takimin ku përfaqësuesit e shërbimit të politikës së jashtme të BE-së gojarisht njoftuan përfaqësuesit e vendeve anëtare për procesin e dialogut. Burimet nga ky takim kanë konfirmuar për REL-in, transmeton Koha.net, se shtetet anëtare nuk janë të kënaqura me faktin se janë të përjashtuara tërësisht nga ky proces. Siç sqarojnë burimet diplomatike, ekipi që udhëheq dialogun në Bruksel në asnjë moment nuk konsulton shtetet anëtare, madje as ato që konsiderohen të mëdha apo më të rëndësishme.

“Dialogu po hyn në një fazë kritike, ndërsa shtetet anëtare nuk janë të përfshira në ndërtimin e marrëveshjes përfundimtare e cila do të jetë historike. Ne po bëhemi dyshues se përse ekipi i (përfaqësueses së BE-së për politikë të jashtme dhe siguri) Federica Mogherinit gjithë këtë e mban në fshehtësi të plotë”, ka thënë për REL-in një burim diplomatik që ka marrë pjesë në takim.

Ai bashkëbisedues ka sqaruar se raportimet e ekipit të Federica Mogherinit rreth dialogut janë në përgjithësi “me notë sipërfaqësore dhe pozitive” me të vetmin konfirmim se të dyja palët, edhe Prishtina edhe Beogradi, janë të angazhuara për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Një prej hapave për të cilët aktualisht po bisedohet është ideja që kjo çështje të përfshihet në konkluzat përfundimtare në Samitin e qershorit ku shefat e shteteve dhe të qeverive të BE-së do të diskutojnë për mundësitë në Ballkanin Perëndimor.

Një burim diplomatik ka konfirmuar për REL-in se po punohet në atë drejtim që njëra nga pikat në konkluzat përfundimtare është kërkesa që të “përfshihen” edhe shtetet e BE-së në përgatitjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 11:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...