Kosova e kërcënuar nga shqiptarët që shkuan për xhihad në Siri dhe Irak

Tuesday, 05 June 2018 12:31

Një nga vendet më të vogla të Evropës, Kosova ka prodhuar shumë xhihadistë, të cilët tani po përpiqen të rehabilitohen pas kthimit të tyre nga Siria dhe Iraku.

Megjithatë ekziston frika se mbajtja dhe izolimi i tyre në burg mund ta bëjë problemin edhe më keq.

“Sektat fetare janë më të organizuara sesa autoritetet e burgut”, tha Sami Lushtaku, një ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u burgos dhe më pas u lirua për krimet e kryera gjatë luftës për pavarësi 1998-1999.

Për qeverinë e këtij kombi të vogël, kryesisht mysliman të Ballkanit, xhihadistët që kthehen shihen si një kërcënim real.

“Kosova është e kërcënuar nga ata që kthehen nga zonat e luftës të cilët kanë për qëllim të sulmojnë karakterin multietnik dhe multi-fetar të Kosovës, qeverinë e saj demokratike dhe shoqërinë e saj laike,” u tha në një plan veprimi 2018-2022.

Visar Duriqi, gazetari i gazetës on line Insajderi nga Kosova i specializuar në çështjet fetare, tha se izolimi i xhihadistëve të burgosur mund të “pengojë ata që të ushtrojnë ndonjë ndikim tek njerëzit që kanë shkelur ligjin dhe janë më të brishtë”.

Por ekziston një debat i vazhdueshëm mbi strategjinë, me kundërshtarët që argumentojnë se edhe më shumë i largon xhihadistët dhe se, nëse ata do të kthehen në normalitet, ata duhet të trajtohen si çdo i burgosur tjetër.

Sipas vlerësimeve zyrtare, rreth 300 kosovarë luftuan me Al-Nusra Frontin e Al-Kaidës, ish-filialin sirian Al-Nusra ose grupin e Shtetit Islamik që nga viti 2012.

Më shumë se 50 u vranë, por 130 u kthyen në Kosovë, dhe rreth 80 janë arrestuar.

Një ligj i vitit 2015 përcakton një dënim deri në 15 vjet burg për xhihadistët e kthyer dhe për të gjithë të tjerët që luftojnë në konflikte të huaja.

Terreni i rekrutimit në Kosovë

“Lidhur me popullsinë e saj prej 1.8 milionë, Kosova është ndoshta burimi më i madh i xhihadistëve evropianë në Siri dhe Irak”, sipas vlerësimeve në viti 2015 nga instituti i SHBA, Qendra për Luftimin e Terrorizmit.

Për zëvendës-ministrin e forcave të sigurisë, Burim Ramadani, “sfida kryesore është që këta njerëz të bëhen patriotë dhe të mos përforcojnë armiqësinë e tyre”.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) planifikon që të ketë 20 imamë nën mbikëqyrjen e saj të cilët do t’i vizitojë xhihadistët.

Islamistët radikalë duhet të angazhohen “në një reflektim që do t’i bëjë ata të bëhen qytetarë normalë … ata nuk duhet të lihen në botën e tyre”, tha për AFP krye imami i BIK-ut, Sabri Bajgora.

“Ne nuk e dimë se si do të reagojnë ndaj imamëve tanë”, megjthatë pranoi Bajgora.

Mediat kosovare kanë raportuar për rastin e ish xhihadistit Fitim Lladrovci, 28 vjeç, i cili rifilloi aktivitetet e tij propagandistike në rrjetet sociale sapo u lirua nga Gërdoci.

Problemi u theksua edhe në gjykimin e fundit të një grupi të rinjsh të akuzuar për përgatitjen e një sulmi kundër ekipit të futbollit izraelit në Shqipërinë fqinje në nëntor të vitit 2016.

Vetëm një prej tyre ishte ish luftëtar xhihadist, mirëpo të gjithë ishin “në kontakt të përhershëm me anëtarët e Shtetit Islamik në Siri”, tha prokurorja Merita Bina-Rugova.

Një anëtar i qelizës, Kenan Plakaj, i dënuar me 18 muaj burgim dhe i cili u lirua në pritje të apelit, i tha AFP se ai dëshiron një jetë normale, “të ketë fëmijë, të vazhdojë (karrierën e tij) si kimist dhe të gjejë një punë”.

Por udhëheqësi i grupit, Visar Ibishi, ishte sfidues, duke refuzuar të linte qelinë e tij në burgun e Gërdocit dhe të shkonte në gjykatë, ku ai ishte dënuar me 10 vjet burg.

“Unë e njoh vetëm drejtësinë e Allahut dhe nuk ndihem fajtor e as terrorist”, tha ai gjatë gjykimit.

Ndikimi i imamëve radikalë

Sipas Skënder Perteshit, analist i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ish-xhihadistët “tani i përkasin një rrjeti terrorist ndërkombëtar, kanë mësuar të përdorin armë dhe eksploziv, (dhe) kanë qenë shumë afër vrasjeve dhe masakrave”.

Ky është një lloj përvoje “që ata e sjellin në Kosovë,” shtoi ai.

Në kundërshtim me traditën e Islamit liberal të Kosovës, këta njerëz shpesh kanë rënë nën ndikimin e imamëve radikalë.

Klerikët “luajtën një rol në propagandën e ekstremizmit islam”, thotë plani i veprimit i qeverisë.

Gjashtë prej tyre janë ndjekur penalisht, me njërin, Zeqeria Qazimi, i dënuar me 10 vjet burg në 2016 për nxitjen e xhihadit.

Dhe Shefqet Krasniqi, ish imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, i cili ka studiuar në Arabinë Saudite për 15 vjet, u lirua nga akuzat për nxitje të urrejtjes më herët sivjet dhe rifilloi aktivitetet e tij të mësimdhënies.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...