Merkel: Bisedimet me Vuçiq, të gjendet zgjidhje për Kosovën

Premte, 13 Prill 2018 15:29

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Sebia është vend i rëndësishëm i rajonit me të cilin Gjermania punon ngushtë.

"Serbia ka rol kyç edhe sa i përket Kosovës, edhe sa i përket Bosnje dhe Hercegovinës", tha Merkel, pas takimit me presidentin serb, në Berlin.

Përpara zhvillimit të takimit me dyer të mbyllura, Merkel tha se dëshiron që "këto bisedime t'i kontribuojnë gjetjes së një zgjidhjeje për Kosovën, edhe pse kjo nganjëherë mund të jetë e vështirë".

Nga ana tjetër, Vuçiq tha se Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit dhe se çdo konflikt i mundshëm në Ballkan do t'i kthente të gjitha vendet në rajon prapa për 100 vjet.

"Do të bëjmë gjithçka të mundur për të shmangur tensionet, konfliktet apo destabilizimin e rajonit",  u shpreh Vuçiq.

Sipas tij rruga evropiane është jetike për Serbinë dhe se ajo do të duhet të marrë "një numër vendimesh të vështira nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...