Tifon për Zvicrën, Beogradi e cilëson provokim ndaj serbëve

Premte, 22 June 2018 13:19

“Pamje shokuese në fshatin e lindjes së Shaqirit në Kosovë! Shqiptarët provokojnë ashpër serbët, në prag të ndeshjes me Zvicrën”, janë tituj që kanë pushtuar faqet e para të shtypit në Beograd.

Banorët e fshatit Zhegër, afër Gjilanit (në Kosovë), me paturpësi provokojnë serbët para ndeshjes me Zvicrën, shkruan “Kurir” i Beogradit, përcjell Koha.net.

Nëpër gjithë fshatin që nga orët e para të mëngjesit valëviten flamujt e Zvicrës! Në secilën shtyllë të fshatit janë vendosur flamujt e rivalit të Serbisë, shkruan kjo gazetë.

Zhegra është fshati i lindjes së përfaqësuesit të Zvicrës, Xherdan Shaqirit, i cili shfrytëzon çdo rast për të provokuar futbollistët dhe simpatizuesit e Serbisë.

Banorët vendas të këtij fshati e kanë bërë të qartë se sonte do të anojnë me zjarr kundër Serbisë, shkruan “Kurir”.

Për përfaqësuesen e Zvicrës luajnë katër shqiptarë. Zvicra në ndeshjen e parë në këtë Botëror, kundër Brazilit, e përfundoi me rezultat të barabartë.

Ndeshja midis Serbisë e Zvicrës zhvillohet sonte, në orën 20.

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 13:32

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...