‘Asociacioni nuk do të bëhet duke ndryshuar Kushtetutën’

E Enjte, 28 June 2018 17:12

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një sfidë shumë e madhe e Kosovës.  Derisa pala serbe vazhdimisht po insiston se e njëjta të formohet sipas marrëveshjes së Brukselit, ku do të ketë edhe kompetenca ekzekutive, Qeveria thekson se bashkësia e këtyre komunave do të ndodhë vetëm sipas vendimit Kushtetueses. Por në konkluzionet e Këshillit të BE-së, thuhet se formimi i saj parashihet sipas marrëveshje së vitit 2015, që u interpretua si kërkesë për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

Brukseli zyrtar i ka caktuar afat palës kosovare që deri më katër gusht ta hartojnë statutin e Asociacioni të komunave serbe.

Qeveria e Kosovës thekson se ky Asociacion do të themelohet vetëm qysh edhe ka vendosur Kushtetuesja.

“Delegacioni i Kosovës, për bisedimet teknike me Serbinë, i kryesuar nga Z. Avni Arifi me 18 Qershor 2018 ka qenë në Bruksel për të prezantuar para vendeve anëtare të BE-së. Në këtë takim, në mënyrë specifike para këtyre vendeve, BE e ka bërë të qartë që, Asociacioni do të formohet konform Kushtetutës së Kosovës dhe pa kompetenca ekzekutive”, kanë bërë të ditur nga Ekzekutivi kosovar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...