Thaçi: Në fund të procesit të bisedimeve Serbia duhet të njohë Kosovën

E Enjte, 28 June 2018 19:20

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për fillimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për mediat Thaçi ka folur për takimin e fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, Thaçi u shpreh se ky takim ka qenë bashkëpunues në kërkimin e modaliteteve dhe opsioneve se çfarë mund të arrihet në këtë proces por edhe për të parë se çfarë është e pamundur në këtë proces.

“Ky ishte vetëm një takim, në javët dhe muajt e ardhshëm në takimet e tjera do të diskutohet substanca e marrëveshjes përfundimtare. Në këtë takim është folur vetëm për kornizën e marrëveshjes, asgjë tjetër”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se presin që së shpejti të mbahet takimi i radhës.

Presidenti i Kosovës shtoi se marrëveshja përfundimtare do të jetë ligjërisht, ndërkombëtarisht obliguese për të gjitha palët.

Ai ka kërkuar që mes partive politike në Kosovë, të arrihet sa më shpejtë një konsensus sa më i gjerë për dialogun.

“Ftoj edhe ekspertët, akademikët, shoqërinë civile edhe mediat që të bëhen pjesë e këtij diskutimi”, tha Thaçi.

Ai shtoi se është i gatshëm që t’i adresohet Kuvendit të Kosovës për të informuar deputetët dhe qytetarët për këtë fazë përfundimtare të dialogut.

“Në fund të fundit marrëveshja do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për të marrë vulën nga të zgjedhurit e popullit”, tha Thaçi.

Thaçi shtoi se bisedimet në këtë fazë finale ashtu siç kanë filluar pret të jenë të rënda dhe të vështira.

“Është një konflikt për më tepër se një shekullor që pritet të përmbyllet me marrëveshje paqësore, të normalizimit, pajtimit dhe njohjes reciproke. Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë është e domosdoshme për synimin tonë që të bëhemi shtet anëtar i OKB-së, integrimin e Kosovës në NATO dhe BE-në”, theksoi Thaçi.

Ai shtoi se në fund të procesit duhet të ndodh njohja reciproke, përndryshe këto negociata do të ishin të pakuptimta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...