Lajmi i mirë për Maqedoninë, në samitin e radhës ftohet në NATO

Premte, 29 June 2018 10:44

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev vlerësoi pozitivisht marrëveshjen rreth çështjes së emrit. Stoltenberg edhe një herë theksoi se pas finalizimit të marrëveshjes vendi do të hyjë në NATO.

“Problemi me emrin bënte hije një kohë të gjatë në rajon, tani kemi mundësi për një të ardhme më të mirë. Marrëveshja shërben si shembull për të tjerët se si për të konsolidohet paqja dhe stabiliteti. Pres që në samitin pas dy javësh, të ftoheni në negociata për anëtarësim, ndërsa pas finalizimit të marrëveshjes, të hyni në NATO. Pa e finalizuar, nuk mund ta bëni këtë. Dera e NATO-s është e hapur, mos e humbni këtë mundësi”, theksoi Stoltenberg.

Përderisa finalizimi, respektivisht zbatimi i marrëveshjes varet nga rezultati i referendumit që pritet të mbahet në vjeshtë, kryeministri, Zaev iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë pozitivisht.

“Republika e Maqedonisë ndërtoi ura për të zgjidhur mosmarrëveshjet me vendet fqinje. Marrëveshja me Greqinë hapi procesin që më në fund të bëhemi pjesë e NATO-s. Hap pas hapi, në vetëm një vit vendi ynë ka arritur atë që askush nuk mund të kishte parashikuar. Vullneti i fortë për të zgjidhur mosmarrëveshjet na solli shumë lajme të gëzueshme. Tani kemi për çfarë të bashkohemi. Le të themi “po” të ardhmes sonë”, tha ndër tjerash Zaev.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...