Haradinaj: Mirënjohës NATO-s për punën e bërë në Kosovë

Premte, 29 June 2018 11:45

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion 14 anëtarësh, ish-ushtarakë dhe civilë, nga vende të ndryshme të botës që kishin shërbyer në Kosovë nga paslufta, përgjatë fazës së tranzicionit të TMK-së në FSK, si përfaqësues të ekipit Këshillues të NATO-s.

Haradinaj falënderoi delegacionin për mbështetjen dhënë Kosovës në periudhat e tranzicionit, me theks të veçantë falënderoi ekspertët e NATO-s që kanë punuar në transformimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Forcë të Sigurisë së Kosovës. “Është bërë një punë e madhe nga ekipet e forcave të NATO-s dhe për këtë i jemi mirënjohës gjithë jetën Aleancës Veri-Atlantike. Forca e Sigurisë së Kosovës, sot është forcë multietnike, me profesionalizëm dhe e përgatitur sipas standardeve të NATO-s, e gatshme që të kontribuojë për paqe në Kosovë, në rajon dhe në botë”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej, Haradinaj, foli edhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, duke theksuar se Kosova ka shënuar progres dhe tani pret rastin e madh për të udhëtuar pa viza. “Edhe pse i kemi plotësuar të gjitha kriteret, jemi vendi i vetëm që nuk mund të lëvizim lirshëm”, tha kryeministri Haradinaj, i bindur se qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të marrin lajmin e shumëpritur për liberalizim të vizave.

Në këtë takim është biseduar edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Nga ana tjetër, delegacioni 14 anëtarësh, ish-ushtarakë dhe civilë, falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë të mëtejshme për Kosovën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...