Shifra alarmuese nga aksidentet rrugore në Kosovë

Hënë, 09 July 2018 13:46

Policia në Kosovë bëri thirrje për shtim të kujdesit në trafik pasi që të dielën pesë anëtarë të një familjeje humbën jetën në një aksident, ndërsa një grua u shtyp me makinë në një aksident tjetër.

Aksidenti që la pas vetes pesë të vdekur, ndodhi në një fshat të komunës së Suharekës, rreth 60 kilometra larg Prishtinës. Që të pestët ishin anëtarë të një familjeje që jetonin jashtë Kosovës. Ndërsa një grua u shtyp nga makina në komunën e Shtimes rreth 25 kilometra në jug të Prishtinës.

Policia e Kosovës tha se që nga fillimi i këtij viti 58 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, policia tha se do të “vazhdojë të vëzhgojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore, po aplikohen dhe do të aplikohen në vazhdimësi me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetësim dhe dhimbje për të gjithë ne dhe për pasojë po kemi humbje të panevojshme të jetëve njerëzore”.

Gjatë këtij viti kanë ndodhur 7324 aksidente trafiku. Aksidentet vazhdojnë të mbeten shqetësim posaçërisht në sezonin e verës kur trafiku ngarkohet për shkak të kthimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Aksidentet në komunikacion janë një nga shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve në Kosovë. Sipas statistikave, që nga viti 2011, si pasojë e tyre kanë humbur jetën afër 900 persona. Autoritetet e rendit bëjnë thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm të respektojnë rregullat e përcaktuara me ligj.

Modifikuar më Hënë, 09 July 2018 13:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...