SHBA, në krah të Kosovës në luftën kundër terrorizmit

Hënë, 16 July 2018 13:03

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Pete Marocco, po qëndron në Kosovë, në kuadër të një vizite ne rajon. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me zotin Marocco, tha në një postim në rrjetin social Facebook se Kosova është e angazhuar për fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

“Zëvendës ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Qëndrueshmërisë dhe Sigurisë, Pete Marocco, e informova për veprimet që ka ndërmarrë qeveria për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm, dhe në këtë aspekt ne qëndrojmë të pa luhatur përkrah aleatëve tanë”.

Sipas kryeministrit Haradinaj, anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të ndihmonte në luftimin e krimit ndërkombëtar. “Në këtë drejtim, përkrahja e shteteve mike, veçanërisht e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë, është e domosdoshme, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”,thuhet në postimin e kryeministrit Haradinaj.

Zoti Marocco, po diskuton me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nismat rajonale për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, përpjekjet për të forcuar dialogun ndërfetar dhe mbështetjen për anëtarësimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...