Arrestohet një aktivist i Vetëvendosjes

Hënë, 16 July 2018 13:22

Ardian Huli, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës gjatë kthimit nga Shqipëria.

Arrestimin e tij e ka treguar Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Gjatë kthimit nga Shqipëria, aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ardian Huli është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ardian Huli, sikur shumë aktivistë të Lëvizjes po përndjeken dhe po arrestohen vazhdimisht. Ndërrimet e qeverive janë bërë sikur maska që e mbulojnë fytyrën e vërtetë e cila ka për qëllim vazhdimin e dhunës ndaj veprimeve tona politike”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, “arrestimi është bërë për aksione të mëhershme politike të cilat janë dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese si të dëmshme. Projektet që cenojnë sovranitetin dhe demokracinë e vendit tonë ne nuk do t’i lejojmë të jetësohen, andaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Huli dhe e ftojmë Qeverinë e Kosovës që t’i ndalë njëherë e mirë këto veprime jodemokratike dhe luftimin e opozitës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...