Intelektualët grekë e mbështesin marrëveshjen e Prespës

Hënë, 16 July 2018 14:37

Ne, majtistët, demokratët dhe qytetarët progresivë, e mbështesim Marrëveshjen, sepse jemi kundër nacionalizmit dhe revizionizmit dhe angazhohemi për fqinjësi të qetë, solidare, evropiane, ballkanike, sepse Marrëveshja i tejkalon tensionet nacionaliste dhe fetare, shkruan në testin të nënshkruar nga mbi 320 intelektualë grekë, midis të cilëve profesorë universitarë, gazetarë, shkrimtarë, për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës.

Nënshkruesit mendojnë se zgjidhja midis Maqedonisë dhe Greqisë "e siguron ardhmërinë e popujve të të dyja vendeve, por edhe fqinjësinë ballkanike me paqe, solidaritet dhe zhvillim të përbashkët", tërësisht përgjigjet me pozitat greke për emër të ndërlikuar me përcaktim gjeografik dhe "qartë i përcakton kufijtë politikë, gjeografikë dhe kulturorë midis Maqedonisë greke dhe Maqedonisë Veriore".

"I respekton në mënyrë dinjitoze edhe të drejtën e vetëvendosjes së vendit fqinj. E konfirmon marrëveshjen gjuhësore (siç është njohur nga vendi ynë tanë më disa dekada me radhë) dhe shtetësia e vendit fqinj dhe e tregon në praktikë vullnetin e Greqisë për ndërtimin e një të ardhme stabile të miqësisë dhe paqes me 'Maqedoninë Veriore'. Greqia, si vend demokratik dhe evropian i respekton vendimet e parimeve bazë të KB-së", shkruan në tekst.

Sipas mediumeve greke, nënshkrimin e tyre deri më tani e kanë dhënë gjithsej 326 persona, ndërsa nënshkrimi vazhdon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...