Ishin në kërkim ndërkombëtar, prangosen 3 të huaj dhe një kosovar

E Enjte, 19 July 2018 08:01

Policia e Kosovës arrestoi të mërkurën tre persona të huaj dhe një shtetas të Kosovës, të cilët kërkoheshin për vepra të ndryshme, përfshirë edhe vrasje.

Policia tha se disa nga të arrestuarit janë në kërkim ndërkombëtar, pa dhënë detaje tjera.
Ata u arrestuan në orët e pasdites në Prishtinë, kur policë të shumtë u panë duke kontrolluar disa ndërtesa në lagjen “Kalabria” të kryeqytetit.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të një operacioni policor sonte në orët e mbrëmjes në Prishtinë, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vepra kriminale, disa nga ta shtetas të huaj e që janë në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar edhe për vrasje, ka ndaluar 4 persona të dyshuar: 3 shtetas të huaj dhe një kosovar”, i tha Radios Evropa e Lirë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Zyrtarë brenda Policisë së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se dy nga të arrestuarit janë malazezë, një serb dhe i dyshuari i katërt është shqiptar nga Kosova.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...