VIDEO/ Haradinaj: Nuk do të bëjmë asnjë gabim në dialog

Tuesday, 31 July 2018 22:47

 “Është folur për dialogun shumë, mos u frikësoni se Kosova tash bënë gabime pas 20 viteve, e kuptoni pse po dua të them. Nuk ka bërë 20 vite rrugë që tash të shkojmë të gabojmë, nuk do të gabojë Kosova, por  bisedat e brendshme, debatet e brendshme janë të nevojshme, pikëpamjet e ndryshme, nuk janë negative, nganjëherë edhe mungesa e konsensusit ose mos me fol gjithë me një gojë siç thotë populli nuk është e dëmshme”.

Këto komente kryeministri Haradinaj I bëri pas një takimi që pati me bashkatdhetarë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës. Ai I falënderoi ata për kontributin që kanë dhënë për rimëkëmbjen e Kosovës derisa tha se Kosova po krijon kushte për të sjellë investitorë

“Këshilla ime për ju është që ju jeni shqiptarë dhe jeni të këtij vendi por të bëheni shtetas të mirë të vendeve ku jetoni. Çka nënkupton kjo, respektoni ato vende ku jetoni, ndërtoni rendin e tyre kushtetues, kulturën, traditën, vlerat e tyre, nëse ju jepet mundësia përcilleni porosinë prej brezi në brez. Mirëpo, i kemi edhe disa punë të pakryera nuk jemi ende anëtar të Interpolit, nuk e kemi krijuar ende ushtrinë tonë, kemi probleme me investime edhe të diasporë, le më të huajt kanë hezituar, disa probleme që kanë shkaktuar që të mos investojnë në Kosovë. Duhet ta ndërrojmë këtë gjendje në përgjithësi temat që kemi para vetës janë të rëndësishme”, u shpreh ai.

Mërgimtarët I kërkuan kryeministrit Haradinaj respektim të diasporës nga institucionet e vendit dhe sidomos të punohet në cështjen e kartonit të gjelbër. Për këtë të fundit, Haradinaj tha se shpejt do të marrin përgjigje të plotë.

Modifikuar më E mërkurë, 01 August 2018 15:43

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...