Admirali Foggo: NATO e gatshme të mbrojë Kosovën

E mërkurë, 01 August 2018 06:54

NATO-ja ka një prani të fortë në Kosovë dhe është e gatshme të përgjigjet nëse është e nevojshme. Kështu u shpreh të martën Admirali amerikan James Foggo, komandant i forcës së NATO-s në Napoli në një konferencë për shtyp në Kosovë.

“KFOR-i është i fortë dhe nuk parashikojmë të kemi probleme në periudhën afat-shkurtër apo afat-gjatë. Prania jonë këtu, me mbi 4 mijë trupa të pajisura me automjete të rënda, me helikopterë, shoqërohet me vetëdije rrethanore: ne veprojmë kur autoritetet na kërkojnë ndihmë,” tha komandanti.
Admirali Foggo po ashtu tha se ideja e ndarjes së Kosovës në vija etnike, një ide e ngritur nga Serbia në bisedimet e fundit me Kosovën, duhet të gjejë zgjidhje përmes dialogut mes dy palëve. Propozimi i serbëve për të ndarë Kosovën, duke bashkuar veriun e saj me Serbinë, është hedhur poshtë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel pas përfundimit të verës, për të vazhduar dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili deri tani nuk ka dhënë shumë rezultat për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...