Kufijtë/ Reagim i fortë politik në Kosovë, Thaçi dërgohet në Gjykatë Kushtetuese

Tuesday, 07 August 2018 21:47

Lidhja Demokratike e Kosovës sot është deklaruar rreth zhvillimeve më të fundit në Kosovë. Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së saj, në të cilën pas një kohe të gjatë mori pjesë edhe lideri Isa Mustafa, ajo ka lëshuar një njoftim për media me të cilën u ka bërë analizë proceseve aktuale në vend. Në këtë kumtesë, LDK deklaratat e presidenti , i ka quajtur të pamatura dhe rreth tyre kjo parti do të kërkojë mendimin e Gjykatës Kushtetuese ndërsa ka shtuar se ai nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se ditëve të fundit, sidomos nga ana e Presidentit të vendit, janë bërë deklarata të pamatura, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me mandatin kushtetues të Presidentit, prandaj LDK-ja konsideron se është e domosdoshme që lidhur me këtë të kërkojë opinionin e Gjykatës Kushtetuese”, ka bërë me dije LDK.

Ky është njoftimi i plotë i LDK’së:

Lidhja Demokratike e Kosovës po ndjek me shumë kujdes debatin dhe qëndrimet lidhur me fazën finale të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Lidhja Demokratike e Kosovës beson se çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut.

Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson lart rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces dhe përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe beson se të dyja këto, sidomos në këtë fazë, duhet të jenë të përfshira plotësisht në proces.

Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se ditëve të fundit, sidomos nga ana e Presidentit të vendit, janë bërë deklarata të pamatura, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me mandatin kushtetues të Presidentit, prandaj LDK-ja konsideron se është e domosdoshme që lidhur me këtë të kërkojë opinionin e Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i vendit ka dështuar që të ketë funksion unifikuesi dhe garantuesi të rendit kushtetues të vendit, duke cënuar pikërisht këtë rend, me anën e qëndrimeve të tij.

Lidhja Demokratike e Kosovës e përsërit edhe një herë se Presidenti nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces, sepse ai nuk është mandatuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...