Krim i rëndë: Babai vret vajzën dhe ish-gruan

E mërkurë, 08 August 2018 08:25

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Brekoc të Gjakovës. Një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsyeje ende të panjohura.

Rastin për Expresse e ka konfirmuar Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë. Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes momentalisht ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Sipas Gjokajt, personi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet nën masa të arrestit.

Gruaja e vdekur është rreth moshës 40 vjeçare dhe një vajzë 9 vjeçare. 

Mësohet se Nrecaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe në korridorin e shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka shtënë me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke i lënë kështu të vdekura nënë e bijë.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, mirëpo ish-bashkëshortja e Nrecajt, po jetonte në Kosovë me fëmijët e saj. Ajo kishte ardhur nga Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...