U gjet i vdekur në burgun famëkeq të Greqisë, vjen në atdhe trupi i të riut shqiptar

E Enjte, 31 Janar 2019 21:03

U gjet i pajetë në qelinë e burgut, sillet në atdhe trupi i 33-vjeçarit shqiptar. Bardhyl Tusha vuante dënim në burgun e sigurisë së lartë Koridhalo në Greqi.
Ai u gjet mëngjesin e së dielës i vdekur, në rrethana ende të paqarta. Ndërkohë që hetimet vijojnë ende për përcaktimin e shkakut të vdekjes, trupi i shqiptarit është sjellë në Sarandë. Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, do të prehet në varrezat publike në fshatin Shelegar të Sarandës.

Trupin e tij e ka sjellë mbrëmjen e së martës në fshatin tij njeri prej vëllezërve. Në shtëpinë e familjes Tusha në Shelegar që ditën që u njohën me ngjarjen, u hapën dyert e mortit, edhe pse familja është e shpërndarë. Ndonëse ai iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë bërë ende publike. Madje, as vetë familjarët e viktimës nuk kanë dashur të komentojnë ngjarjen.

Më herët, mjekët e burgut grek deklaruan se në trupin e shqiptarit nuk janë vërejtur shenja dhune dhe se dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur nga abuzimi me drogën. Mediat greke raportuan pas ngjarjes se shqiptari njihej si përdorues heroine prej disa vitesh. 33-vjeçari Bardhyl Tusha ishte i martuar, por pa fëmijë dhe kishte disa vite që ndodhej në Greqi si emigrant.

Ai ishte fëmija i madh, mes shtatë fëmijëve të familjes Tusha. Prindërit e tij janë prej vitesh të divorcuar. 33-vjeçari është personi i tretë që ka humbur jetën në javët e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarin e katërt që ka humbur jetën në burgjet e Greqisë në pak kohë. I pari ishte Gëzim Shekaj nga Vlora. 33-vjeçari mbahej në burg, edhe pse e kishte shlyer dënimin.

Ngjarja ndodhi në spitalin e burgut, më 27 dhjetor. Ndërsa më 14 janar, Albert Bako u ekzekutua në ambientet e burgut me thikë të improvizuar. I arrestuari për plagosjen e 14 personave dhe pjesëmarrjen në vrasjen e një avokati të njohur grek, dyshohet se është vrarë nga një tjetër shqiptar. Vrasja që bëri më shumë jehonë ka qenë ajo e Ilia Karelit (Kudret Kume).

Ngjarja ndodhi në mars të vitit 2014 dhe dhuna ndaj tij u dokumentua dhe me video. Gardianët e burgut u hakmorën ndaj shqiptarit, pasi vrau me thikë një prej gardianëve të burgut Nigrita, me pretendimin se i kishte mohuar lejen për të takuar nënën e tij.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tentuan të vidhnin të moshuarën, policia vihet në ndjekje por ata kryejnë një tjetër grabitje. Kush janë shqiptarët e arrestuar

Bota Shqiptare

Tentuan të vidhnin të moshuarën, policia vihet në ndjekje por ata kryejnë një tjetër grabitje. Kush janë shqiptarët e arrestuar

Dy hajdutë shqiptarë, që po vëzhgoheshin prej disa javësh nga policia italiane, u arrestuan menjëherë pasi vodhën një banesë në Villapinta, një qytezë në Monte, ndërsa kishin provuar të kryerin...

Politikë

Fuga: Gjykata Kushtetuese të mos përzihet me politikën

Akademiku Artan Fuga i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se për Gjykatën Kushtetuese kemi përplasje të fortë mes palëve. Fuga ka theksuar se çështja e Gjykatës Kushtetuese duhet...

Itali, shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh, 4 të vdekur

Aktualitet

Itali, shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh, 4 të vdekur

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur rëndë pas dy shpërthimeve të njëpasnjëshmë në një fabrikë fishekzjarrësh në Mesina, Itali. Ndërkohë një tjetër person rezulton i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!