Parlamenti i Shkupit flet edhe në gjuhën shqipe

E Enjte, 31 Janar 2019 20:28

“Zonja dhe zotërinj, e hap seancën…”. Me këto fjalë, kryetari i Parlamentit maqedonas Talat Xhaferi çeli seancën e parë të këtij institucioni të drejtuar në gjuhën shqipe.

Xhaferi sqaroi në një takim paraprak me gazetarët se, ligji për përdorimin e gjuhëve siguron afat gjashtëmujor për përkthimin e materialeve të tjera të Kuvendit, përfshirë edhe emërtimet në institucionin ligjvënës.

Shqipja, siç shpjegon televizioni “ALSAT”, në emërtimet e Kuvendit do të aplikohet bashkë me ndryshimet e emrit të ri të vendit.

Por, ky moment nuk kaloi pa kundërshtimin e VMRO-DPMNE-së, e cila këmbënguli se drejtimi i seancave në shqip është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, dhe se bëhet për të fituar pikë politike pikërisht në prag të procesit zgjedhor.

“Sot bëhemi përsëri dëshmitarë të mënyrës sesi nxitoni, duke i shkelur procedurat, ta vendosni ligjin për dygjuhësinë në funksion, vetëm për një votë më shumë dhe për marketing ditor politik”, tha Nikola Micevski, koordinator i grupit parlamentar të partisë më të madhe të opozitës.

Duke u përpjekur të sqarojë këtë çështje, Xhaferi u shpreh se, fakti që ligjet e tjera dhe Rregullorja e Kuvendit nuk janë përshtatur ende me ligjin e gjuhëve, nuk e pengon zbatimin e tij në Kuvend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...