Kosovë/Akuzohen për aktivitete terroriste (emrat)

Hënë, 16 Prill 2018 17:46

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha se ka ngritur të enjten aktakuzë kundër dy personave për nxitjen e veprave penale të dënueshme me ligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë vendit dhe moslajmërim të veprës penale.

Sipas aktakuzës "personi i identifikuar si R.A. në vazhdimësi në mënyra të ndryshme ka postuar mesazhe për publikun, me qëllim që të nxisë kryerjen e aktit terrorist, në atë mënyrë që në rrjetin social Facebook në profilin e tij, ka postuar video-regjistrime, fotografi dhe komente duke shprehur haptazi përkrahjen dhe simpatinë ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik “ISIS”.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se "përmes këtyre publikimeve ka shprehur urrejtje ndaj pjesëtarëve të tjerë të komunitetit dhe propagandon islamizmin, ashtu që në fotografitë e publikuara ka paraqitur “Xhihadistë” dhe “sulmues vetëvrasës”. R.A. me këto veprime ka kryer veprën penale “shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, thuhet në aktakuzë.

Ndërkaq, "i pandehuri K.P. në periudhën e papërcaktuar kohore në vitin 2017, nuk e ka lajmëruar veprën penale dhe kryerësin e saj". Mes tjerash në njoftimin e prokurorisë thuhet se "kur i pandehuri R.A., për të cilin ka qenë në dijeni se merret me aktivitete të tilla, ka kërkuar nga ai që të kryej një sulm vetëvrasës në territorin e Republikës së Kosovës, duke i thënë “se i duheshin të holla për financim dhe disa vëllezër mysliman për të organizuar një sulm vetëvrasës kundër shtetit, kundër qeverisë”, edhe pse nuk ka pranuar, i pandehuri K.P., nuk e ka lajmëruar rastin në Polici".

Në këtë mënyrë thuhet në njoftim, ai ka kryer veprën penale "moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre", vepër e dënueshme sipas ligjeve të Kosovës.

Nga mesi i vitit 2012, Kosova është përballur me shtimin e shkallës së radikalizimit të të rinjve posaçërisht me përfshirjen e tyre konfliktet në Lindjen e Mesme

Sipas shënimeve të policisë së Kosovës, që nga atëherë 255 persona të gjinisë mashkullore në periudha të ndryshme kanë udhëtuar për në zonën e konfliktit dhe të cilët trajtohen si luftëtarë të huaj terrorist, ndërsa numri i luftëtarëve aktual atje është 60. Gjithnjë sipas policisë mbi 120 veta janë kthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak, ndërsa edhe me tej atje ndodhën mbi 40 gra dhe mbi 50 fëmijë.

Numri i personave të vdekur në zonën e konfliktit është 74, prej të cilëve 71 persona të gjinisë mashkullore të vrarë, ndërsa 3 persona të tjerë raportohet të kenë vdekur nga shkaqe natyrore, thonë zyrtarët e policisë.

Javën e kaluar është njoftuar se dy persona, njëri nga komuna e Istogut në Kosovën perëndimore dhe një tjetër me prejardhje nga komuna e Vushtrrisë, rreth 40 kilometra nga Prishtina, por me vendbanim në Gjermani, janë vrarë në Siri./zeriiamerikes

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...