Haradinaj: Mogherini në Tiranë më kërkoi heqjen e taksës për të ndarë Kosovën

Tuesday, 14 May 2019 11:09

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar sërish se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.

Haradinaj më tej ka theksuar se në takimin e Brdo-Brijonit që u mbajt në Tiranë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini kërkoi heqjen e taksës “për ta ndarë Kosovën”.

 “Mogherini e tha në Tiranë hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë, a i ra kështu apo jo, dmth, si ta hiqni ju taksën unë e therras takimin për vazhdim të dialogut. Shyqyr zotit që i kemi lexuar këto projekte me kohë, taksa nuk hiqet”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri I Kosovës shoti se Mogherini e ka përfunduar mandatin e saj.

“Mogherini e ka kry mandatin e vet, ajo qëndron deri në fund të tetorit pastaj është vetëm ushtrues detyre”, u shpreh Haradinaj.

Duke folur për përfshirjen e mundshme të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e Serbisë për përshirje edhe të Rusisë, Haradinaj tha se “ne nuk i takojmë botës së Rusisë ne i takojmë botës së Amerikës. Nuk mundet dikush me përjashtu Amerikën prej proceseve në Ballkan e Kosovë”, tha kryeministri.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vonesa dhe bllokime, pse ka ngecur Reforma në Drejtësi. KED s’mund të zhvillojë mbledhje për vlerësimin e kandidatëve

Politikë

Vonesa dhe bllokime, pse ka ngecur Reforma në Drejtësi. KED s’mund të zhvillojë mbledhje për vlerësimin e kandidatëve

Prej më shumë se 2 vitesh, Gjykata Kushtetuese në Shqipëri nuk është më funksionale si rezultat i largimit të anëtareve të saj, që nuk e kaluan dot “sitën” e vetingut.Betohen-anetaret-e-Kushtetueses Pas...

Konfirmohet rasti i parë pozitiv në Sarandë, infektohet një turiste ukrainase

Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë pozitiv në Sarandë, infektohet një turiste ukrainase

  Rezulton pozitiv rasti i parë me Covid 19 në Sarandë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për një shtetase ukrahinase, e cila ka ardhur për pushime në...

220 të sëmurë aktivë, ja si është gjendja e pacientëve në spital

Aktualitet

220 të sëmurë aktivë, ja si është gjendja e pacientëve në spital

Prej dy ditësh numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është rritur. Deri më tani numri i personave aktivë me koronavirus në vendin tonë është 220 raste, kryesisht...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!