Kërcënon ministri serb: Mos luani me zjarrin, na jepni edhe ne diçka

Tuesday, 14 May 2019 12:31

Mos luani me zjarrin duke krijuar një Shqipëri të madhe brenda territorit të Serbisë. Është ky mesazhi  i fortë që i përcjell botës ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, në një intervistë për agjencinë e lajmeve ruse Tass.

“Nëse dikush dëshiron të zgjidhë çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan, ata duhet të zgjidhin edhe çështjen serbe. Ne nuk mund t’i japim shqiptarëve diçka pa i dhënë të njëjtën gjë edhe serbëve. Prandaj gjej rastin të paralajmëroj të gjithë botën: Mos luani me zjarrin! Mos krijoni një Shqipëri të madhe në tokën serbe”

Ambiciet ekspansioniste të Shqipërisë, sipas Vulin, rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

 “Një kërcënim i madh për Ballkanin aktualisht është krijimi i një Shqipërie të Madhe. Kjo është një përpjekje për t’u përhapur në territoret e shteteve të tjera, duke nisur nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, territori i Kosovës dhe Metohisë dhe një pjesë të Serbisë qendrore. i vetmi vend që e kundërshton këtë është Serbia”

Sipas Vulin, pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO, të gjitha shqiptarët do të jetojnë në një zonë të përbashkët sigurie politike. “Kryeministri shqiptar shprehu dëshirën për t’i hequr kufijtë mes shteteve ku jetojnë shqiptarët, dhe kjo është alarmante”, ishin fjalët e Vulin. Agjencia ruse citon edhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili më herët tha se Moska ishte e shqetësuar për mungesën e veprimit nga ana e Bashkimit Europian, ndaj të ashtuquajturës “Platforma e Tiranës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...