Dy alpinistë shqiptarë në majën më të lartë të Everestit, rekordi i 16-vjeçares

Hënë, 27 May 2019 10:51

Alpinistja 16-vjeçare nga Peja, Mrika Nikqi, dhe i ati i saj, Arianiti, u ngjitën në majën më të lartë të Botës, në Everest.

Dy shqiptarët njoftuan se mbërritën në majën më të lartë, teksa alpinistja 16-vjeçare bëhet e para që ngjitet në këtë lartësi përsa i përket një vajze nën 18 vjeç.

Everesti është pika më e lartë në botë, me 8848 metra mbi nivelin e detit.

Mrika Nikqi ka për qëllim që para se të mbushë 18 vjeç, të ngjisë 7 majat më të larta në Botë. Deri tani ka arritur që të ngjitet në 4 prej tyre.