Një veprim aspak i hijshëm ka ndodhur sot në Prishtinë nga ana e një zyrtari të Policisë së Kosovës.
Ky i fundit e ka rrahur një person të moshuar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline, shihet se si polici i turret personit në veturë.
Ndërsa, në foto e mëposhtme mund të shihni lëndimet që ka pësuar personi i moshuar, në pjesën e qafës.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
						 
						 
																									 
																									





