Këshilltarja e Haradinajt i përgjigjet Kurtit: Këpucët e Ramushit gjithmonë do të bien të mëdha

Saturday, 20 July 2019 15:56

Këshilltarja e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla, i ka reaguar sot liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi ky i fundit e ka komentuar dje dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit pas ftesës nga Gjykata Speciale.

Albin Kurti e ka cilësuar dorëheqjen e Haradinajt si të vonuar, por me arsye të gabuar.

Ndërsa, Meliza Haradinaj duke iu referuar Albin Kurtit, përemes një postimi në Facebook, ka thënë se i është gëzuar gjallërisë së tij politike, njësoj sikur Kurti i është gëzuar fatkeqësisë së Ramush Haradinajt.

Reagimi i plotë i Meliza Haradinajt:

‘Mirëmëngjes Albin,

Gëzim i madh të paska qenë dje, për arritjen e ftesës së tretë për Hagë ndaj Haradinajt.

Kam disa dilema se cilës arsye iu gëzove më shumë:

1. Lehtësimit të situatës për ndarje dhe zhbërje të Kosovës?

Apo

2. Hapjes së rrugës për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë?

Ose

3. Largimit të Ramush Haradinajt nga diametri yt i shkurtër politik?

Albin,

Mirë që u bërë i gjallë dje, pas përpjekjeve të dështuara në rrugët qorrsokake që zgjodhe për të gjetur kauzë politike. Iu gëzuam edhe ne gjallërisë tënde politike, mu ashtu siç iu gëzove edhe ti fatkeqësisë së Kosovës, AAK-së, dhe Ramushit dje.

Humbe mundësinë të ndihmosh Kosovën Albin, në momentin kur vendose t’a lësh Kryeministrin Haradinaj të luftojë i vetëm, kundër ndarjes së Kosovës, kundër dorëzimit të sovranitetit të saj Serbisë, kundër përmbysjes së sakrificës sonë shekullore, kundër luftës e tragjedisë së re. Për mua, për ty, për ne, për fëmijët e mi e tuaj (edhepse ti nuk i rritë këtu), për të ardhmen e përbashkët në Kosovë.

Gëzoheshe Albin, sa herë kryeministri Haradinaj merrte goditje prapa shpinës, sepse ti e kishe të pamundur mbijetesën politike përballë një kolosi, një gjenerali, një kryeministri zotdalës e të pamposhtur. Kështu do të jetë gjithmonë, i dashur Albin. Këpucët e Ramushit gjithmonë do të të bijnë të mëdha.

Gëzimi yt nuk do të përcjellë gjatë, sepse Kosova do t’i mbijetojë goditjeve të ulëta. E për Ramushin, Albin, ti e din që ky nuk është fundi…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...