Sistemi kapitalist në Kosovë ngjan më shumë me sistemin skllavopronar?!

Diel, 11 August 2019 08:49

Nga Skënder MULLIQI

Koha e verës dhe   e pushimeve po kalon ngadalë, por jo edhe vapa afrikane e muajit gusht. Mërgimtarët tanë  pasi që kishin vizituar vendlindjet e tyre  gjithashtu po kthehen  aty ku punojnë dhe veprojnë. Ardhja e tyre në Kosovë  i ka gëzuar shumëkënd, se ata gjithmonë e zgjatën dorën për familjet e tyre në Kosovë, sikurse  e zgjatën dorën  karshi Atdheut për ta ndihmuar atë, në kohët  më të vështira. Sigurisht ata nuk janë të kënaqur më të arriturat e shtetit më  të ri në Evropë, si nuk janë të kënaqur shumica e popullatës, të cilët e kanë paramenduar një Kosovë shumë më ndryshe.

Në rreshtat e radhës do të përqendrohem  pak në temën e largimit të të rinjve tanë gjithashtu në botën perëndimore. Largimi masiv nga Kosova po ngjan bukur shumë nëse jo nga lufta, si largimet masive  që po ndodhin sot nga Siria, Afganistani e vendet  e tjera  të Afrikës. Ky largim po bëhet se ka humbur  shumë besimi në këta njerëz të politikës. Ata të cilët po largohen sigurisht së janë hidhëruar në vete së këtë punë, nuk e kanë bërë shumë më herët. Secila ditë, secili muaj dhe secili vit ka qenë humbje kohe.

Nëse  dikush në vitin 2000  ka qenë 20 vjeç, tash i ka 40 vjeç dhe ku është perspektiva?! Hiq kurrfarë. Mu për atë edhe njerëzit po largohen,  nuk po presin më. Nuk presin, se kjo pritje  po ngjan shumë  në  thënien popullore ”Prit gomar të dalë bari”. Dhe, ky largim tash po e ka një domethënie pak më ndryshe. Po largohet rinia për t’u mos u kthyer kurrë?! Shumë familjarë janë të brengosur dhe nuk po dëshirojnë që fëmijët e tyre të rritën në një mes shoqëror,  pa një të ardhme të ndritur. Nuk po dëshirojnë që edhe kjo gjeneratë të përjetojnë fatin e shumë gjeneratave, të cilëve u është mbyllur perspektiva jetësore. Sot, largimet po dallojnë nga e kaluara kur dikush ka mbetur në shtëpi në Kosovë. Po largohen më familje  më qëllim të mos kthimit. Sistemi kapitalist në Kosovë, shumë po ngjanë në sistemin skllavopronar eksploatues. Njerëz it janë bërë argat I dreqit e të birit . Po largohen masivisht  nga shkaqet ekonomike, por më shumë mendoj unë nga politikat katastrofale të udhëhequra gjatë këtyre viteve. Dallimet  shoqërore janë bërë të mëdha. Njerëzit e politikës pa asnjë mund janë pasuruar në pafundësi, në krahasim më shumicën, e cila po e ka vështirë ti lidhë dy skajët e një muaji! Po i zgjedhin vendet ku pjesën e mbetur të jetës, ta kalojnë si “njerëz”, se mjaft kanë jetuar në stilin e “shtazëve”.

Po zgjedhin të jetojnë në shtetet e zhvilluara, kur vërtetë sundon rendi dhe ligji. Çfare është kjo shoqëri që kohezioni i saj  nuk mbështetet në drejtësi e në moral? Pozicioni i klasës politike karshi kësaj dukurie  është kurrfarë ose barazi më zero. Duket së këta udhëheqës të pasluftës, fshehurazi ose edhe haptazi po i gëzohen largimeve masive nga vendi. Kosova po zbrazët duke mbetur aty vetëm pleq dhe plaka. Politikanët e Kosovës, në vend që të ofrojnë zgjidhje, po zbrazin akuza karshi atyre që po largohen  më etiketime të rënda? Ose kjo gjë mund të jetë një “shegarje “ tjetër e tyre e madhe. Se moti këta janë përshëndetur nga përgjegjësia dhe morali. Largimet e tilla do të na kushtojnë si shtete dhe si komb. Dyndjet e tilla  demografike  shumë vështirë së do të balancohen më. Vështirë të larguarit të kthehen? E vërteta  e largimeve nga Kosova, nuk fshihet më heshtje, as nuk fshihet më  propagandime. Me politikat dhe më politikanet çfarë aktualisht i kemi nuk ekziston shpresa që largimet nga Kosova do të ndalën… Nevojitet qasje shumë pozitive karshi të te gjitha problemeve  dhe karshi zhvillimit të ekonomisë së tregut, që do të hapte shtigje të reja, kështu edhe  të mos largimit të rinisë dhe familjeve nga vendi…

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frika nga tërmetet, këshilla e psikiatres: Truri organi më i dëmtuar, kthejuni hobeve. Komunikoni me fëmijët

Aktualitet

Frika nga tërmetet, këshilla e psikiatres: Truri organi më i dëmtuar, kthejuni hobeve. Komunikoni me fëmijët

Pasi vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, duke shkaktuar viktima dhe njerëz të lënduar, frika dhe paniku ‘mbërthehu’ qytetarët. Qindra qytetarë braktisën banesat e...

‘Arbëria për Shqipërinë, jep një ndihmë për vëllezërit e goditur nga tërmeti’

Politikë

‘Arbëria për Shqipërinë, jep një ndihmë për vëllezërit e goditur nga tërmeti’

Kryetarët e bashkive arbëreshe të Kalabrisë bashkë me komunitetet e tyre janë pranë popullit shqiptar, që u godit nga një tërmet i fuqishëm në 26 Nëntor. Sëbashku, shprehin afërsinë me të...

Ministria e Jashtme ju kërkon gazetarëve, të dorëzojnë urgjent Pasaportat e Shërbimit

Politikë

Ministria e Jashtme ju kërkon gazetarëve, të dorëzojnë urgjent Pasaportat e Shërbimit

Ministria për Europ Punët e Jashtme ka njoftuar ditën e sotme, se të gjithë gazetarët dhe drejtuesit e mediave që posedojnë Pasaporta Shërbimi, duhet ti dorëzojnë ato sa më shpejtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!