Flamur dhe himn shqiptar? Kosova drejt ndryshimit të simboleve shtetërore. Paralajmërimi i kandidatit të VV-së

Tuesday, 08 October 2019 22:19

Me Albin Kurtin si kryeministër dhe me Vetëvendosjen në qeveri, mund të ketë edhe ndryshime të simboleve shtetërore në Kosovë.

I ftuar në Ora News, kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj u shpreh ndër të tjera se, do të shkohet drejt vendosjes së simboleve shqiptare. 

 

Pjesë nga biseda në studio

 

Hysamedin Feraj: Shpresoj që do të shkohet drejt ndryshimit të simboleve që përfaqësojnë shtetin. 

Beti Njuma: Pra do të vendosni për ndryshimin e himnit, ndryshimin e flamurit?

Hysamedin Feraj: Unë nuk po them se ky do jetë ndër veprimet e para sepse nuk është më i ngutshmi, sepse ata de facto janë. Pra funksionojnë faktikisht simbolet kombëtare dhe formalisht në protokoll mbetet ajo.

Beti Njuma: Kjo do të thotë që do të vendosni simbolet shqiptare?

Hysamedin Feraj: Unë them se do të shkohet drejt vendosjes së simboleve shqiptare  sepse është një shtet që kanë luftuar shqiptarët dhe jo siç gënjen kushtetuta e Kosovës në preambulë për pavarësi në të cilët luftuan serbët, shqiptarët, romët etj., se serbët nuk kanë luftuar për pavarësinë e Kosovës.  E prandaj shqiptarëve i përket pavarësia dhe përfaqësimi simbolik.

Jo pak herë, vetë Albin Kurti, por edhe drejtues të tjetër të Vetëvendojes janë shprehur publikisht kundër simboleve shtetërore të Kosovës dhe në çdo manifestim të tyrin kanë dalë vetëm me flamurin kombëtar. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...