Vidhnin shtëpi luksoze, goditet banda e shqiptarëve në Spanjë

Hënë, 21 October 2019 17:35

Policia spanjolle ka publikuar pamjet e operacionit që javën e kaluar çoi në prangosjen e një bande shqiptare të specializuar në vjedhjen e banesave luksoze.

Si pjesë e “Operacionit Rinia” të koordinuar me Europolin, u ndaluan tre shqiptarë nga Kosova dhe një shtetas spanjoll, ndërsa një person i pestë me origjinë shqiptare është shpallur në kërkim.

Kërkimet për grupin kriminal nisën pas raportimeve se shumë banesa në zonat qendrore të Madridit dhe rrethinave po binin pre e grabitjeve pa u diktuar.

Disa prej kallëzuesve ishin futbollistë të skuadrave të njohura spanjolle si Atletiko apo Reali i Madridit.

Autoritetet thanë se karaktestikë e grupit ishte qëndrimi vetëm 1 muaj në Spanjë, ndërsa më pas largoheshin në vendet e origjinës ku dyshohet se zhvillonin të njëjtën veprimtari kriminale.

Për shkak të ndërrimit të shpeshtë të shtëpive, automjeteve dhe numrave të kontaktit, autoritetet hasnin vështirësi në gjurmimin e lëvizjeve të tyre.

Mësohet se autorët bashkëpunonin me një argjendar në Madrid me të cilin shkëmbenin stolitë dhe objektet e vjedhura me një sasi floriri.

Gjatë operacionit të arrestimit u sekuestruan 8 makina makina luksoze, pajisje për kryerjen e grabitjeve, argjendurina, para dhe peshore elektronike.

Një nga krerët e bandës mendohet të jetë shqiptar i njohur nga autoritetet edhe në vitin 2007 për vjedhjen me dhunë të një biznesmeni dhe producenti spanjoll.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

11 shenjat që tregojnë, se mund të kesh personalitetin më të rrallë në botë

Lifestyle

11 shenjat që tregojnë, se mund të kesh personalitetin më të rrallë në botë

Sipas një studimi të famshëm ekzistojnë 16 lloje të ndryshme personaliteti, të ndara në katër kategori. Rreth 98% e njerëzve kanë një nga 15 llojet e parë, ndërkohë 2% kanë...

Monumentet e tre vëllezërve Jasharaj vendosen më 28 Nëntor në Drenas

Bota Shqiptare

Monumentet e tre vëllezërve Jasharaj vendosen më 28 Nëntor në Drenas

Komuna e Drenasit dhe e Skenderajt, nën kujdesin e Presidencës së Kosovës, vendosin me 28 Nëntor shtatoret e tre heronjve, Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në sheshin "Fehmi Lladrovcki". Zbulimi i...

E tmerrshme/Vdiq në sallën e operacionit duke zmadhuar të pasmet, kirurgu s’mban përgjegjësi

Lifestyle

E tmerrshme/Vdiq në sallën e operacionit duke zmadhuar të pasmet, kirurgu s’mban përgjegjësi

Një vajzë 29-vjeçare ndërroi jetë pasi zmadhoi të pasmet për 8.400 dollarë. Në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e djeshme, u tha se kirurgu e kishte njoftuar që procedura ishte...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!