Mini Shengeni i Ramës dhe Vuçiçit, Kosova kundër: Pa kontroll nga BE, sjell vetëm dëme

Hënë, 21 October 2019 17:14

Kosova është kundër Mini Shengenit Ballkanik. Idenë e nisur në Serbi nga Presidenti Aleksandar Vucic, Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Prishtina e konsideron të dëmshëm si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Skënder Krasniqi, i kërkon Qeverisë së ardhshme të Kosovës që të rishikojë marrëveshjet e CEFTA-s dhe MSA-së, pasi sipas tij kanë dëmtuar dhe shkatërruar prodhimin vendas. “Kosova nuk ka përfituar asgjë nga këto marrëveshje, përkundrazi ka pësuar dëme të jashtëzakonshme”, thotë Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje, që fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, i kërkon Shqipërisë që ta shikojë Serbinë me sytë e Kosovës, dhe dakordësinë për Mini Shengenin Ballkanin e konsideron të gabuar. “Ne e kemi kundërshtuar këtë dakordësim të tyre, kemi pasur edhe qëndrime nga organizata jonë që vepron në Republikën e Shqipërisë. Besojmë se kjo është në kundërshtim me interesat e Kosovës, prandaj edhe nuk e kemi mbështetur”, tha Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje

Edhe njohësit e çështjeve ekonomike të Kosovës, janë kundër Mini Shengenit Ballkanik. “Përderisa nuk e kemi një kontroll nga ana e Bashkimit Europian, ne jemi shtete shumë të brishta që nuk e kemi të largët historinë e kaluar të konfliktit”, u shpreh analisti Mustafë Kadriaj.

Gjatë takimit të Novi Sadit, Vuçiç, Rama dhe Zaev u dakordësuan që brenda vitit 2021 të eliminojnë kontrollet kufitare dhe pengesat e tjera të lëvizjes së lirë brenda rajonit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...