VOA: Pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi

E Enjte, 24 October 2019 18:42

Zëri i Amerikës/

I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer bëri thirrje për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në një seancë të Komisionit të Jashtëm të Senatit. Zoti Palmer tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, por se palët duhet të tregojnë se janë po aq të përkushtuara për normalizim sa edhe Uashingtoni. Siç njofton kolegia Keida Kostreci, senatorët demokratë në komision ngritën pyetje për emërimin e të dërguarit të posaçëm për bisedimet nga ana e Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell.

Zoti Palmer tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që përbën normalizim të plotë, që është shumë dimensionale. Ai tha se palët duhet të përfitojnë nga ky moment kur kanë vëmendjen jo vetëm të administratës por edhe të Shtëpisë së Bardhë, pasi kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë.

“Palët duhet të demonstrojnë se janë të përgatitura të lëvizin në mënyrë të shpejtë, për të arritur disa marrëveshje, për t’i zbatuar dhe të tregojnë se ata janë po aq të përkushtuar ndaj pajtimit dhe normalizimit sa edhe ne”, tha ai.

Sa për idenë e ndryshimit të kufijve…

“A do të jenë apo jo kufijtë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, u takon palëve të vendosin nëse kjo është një zgjidhje e pranueshme”.

Zoti Palmer e njohu realitetin e ri politik në Kosovë kur tha se partitë politike fituese të zgjedhjeve në Kosovë e kanë bërë të qartë se nuk duan të flasin për çështjen e ndryshimit të kufijve.

Zyrtari i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara presin që qeveria e re e Kosovës të heqë tarifat dhe që Serbia të heqë dorë nga fushata për të delegjitimuar Kosovën. Senatori Republikan, Ron Johnson ra dakord, duke i thënë Zërit të Amerikës se “ky do të ishte një hap i parë i mirë”. Zoti Palmer nuk foli për afate dhe zoti Johnson tha se mendon se fundi i vitit do të ishte një afat agresiv.

“Unë do të preferoja të ishim të përmbajtur me premtimet dhe t’i plotësonim ato. Nuk do doja të kishim pritshmëri jorealiste. Unë mbështes përmirësime graduale dhe ecuri hap pas hapi”.

Zoti Palmer tha se zgjedhjet e 6 tetorit ishin të rëndësishme për Kosovën, pasi do të sjellin qeverinë e parë që nuk drejtohet nge ish pjesëtarë të UÇK-së:

“E shoh si impuls nga ana e popullit të Kosovës për ndryshim. Dhe është e kuptueshme. Ka një shkallë të lartë zhgënjimi nga ana e popullit të Kosovës me gjendjen se ku ndodhen, si izolimi ndërkombëtar, stanjacioni ekonomik dhe dështimi I qeverive të Kosovës për të mbajtur angazhimet dhe premtimet për të luftuar korruspionin dhe krimin”.

Ai bëri thirrje që Kosova ta formojë sa më shpejt qeverinë dhe tha se një nga çështjet me të cilat duhet të merret ajo është përmirësimi i klimës së investimeve.

“Ka shumë nepotizëm. Këto janë çështje me të cilat duhet dhe mund të merret qeveria e re në Kosovë”.

Dy senatorë demokratë ngritën pyetje për emërimin e të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi.

“A mund të flisni në mënyrë konkrete se si e shihni ndarjen e përgjegjësive përsa i takon marrëdhënieve me Kosovën dhe Serbinë?”, pyeti senatorja Jean Shaheen.

Senatori Chris Murphy tha se emërimi i zotit Grenell, disa muaj pas emërimit të vetë zotit Palmer si i dërguar i posaçëm i Ballkanit, shkaktoi befasi në Departamentin e Shtetit dhe tek udhëheqësit në rajon.

“Çfarë mund të na thoni se si do të ndahen përgjegjësitë në rajon?”

Disa nga pyetjet përfshirë nga senatori demokrat, Chris Murphy kishin të bënin me disa spekullime lidhur me faktin që Shtëpia e Bardhë caktoi, pas emërimit të vetë zotit Palmer si të dërguar të Ballkanit.

Zoti Palmer u përgjigj se emërimi i tij nga Sekretari Pompeo dhe emërimi i ambasadorit Grenell nga Presidenti, tregon angazhimin nga ana e administratës, nga ana e Shteteve të Bashkuara, për të rritur profilin tonë në rajon.

“Për t’i treguar rajonit që jemi të pranishëm që jemi partnerët e tyre, që jemi të gatshëm që të investojmë kapital politik dhe përpjekje, energji dhe për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të ecin përpara”.

Senatori Johnson tha se si zoti Palmer ashtu edhe ambasadori Grenell janë të përkushtuar të punojnë së bashku dhe për arritjen e një përparimi të qendrueshëm mes dy vendeve.

Modifikuar më E Enjte, 24 October 2019 18:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...