Vjosa Osmani: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk arrihet në mars të 2020

Premte, 25 October 2019 19:43

Kandidatja per kryeministre e LDK-së në Kosovë, Vjosa Osmani në një intervistë për “Zërin e Amerikës” thotë se marsi i vitit 2020 nuk parashikon arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, por marrëveshje për çështje specifike.

Sipas saj pranvera e vitit 2020 nuk është kërkuar nga aleatët perëndimorë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, por për të sjellë të dyja palët Kosovë-Serbi, sërish në tavolinë dhe për të rifilluar negociatat.

Vjosa Osmani: Unë nuk besoj se marrëveshja finale në rrethanat aktuale mund të arrihet deri në marsin e viti 2020, por shoh që mund të arrihen marrëveshje për çështje specifike të temave më teknike, edhe pse ato kanë ndikim në marrëveshjen finale. Dialogu deri në mars të viti 2020 mund të trajtojë çështjen e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese, mund të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, me eliminimin  e barrierave të lëvizjes së lirë, çështjet tregtare. Mirëpo marrëveshja finale kërkon më shumë kohë dhe përkushtim dhe pranim të realitetit nga ana e Serbisë që nuk ekziston për momentin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...