Demokracia nuk është anarshi?!

Hënë, 28 October 2019 08:40

Nga Skënder MULLIQI

Vitët e tetëdhjeta shënonë fillimin e ndërrimeve dramatike në Evropën Lindore. Filluan levizjët historike kah demokracia. Shteti i Polonisë dhe polakët ishin të parët që thyen mitin e sistemit diktatorial komunist në Evropë. Çfarë është demokracia? Demokracia është një formë qeverisjeje, në të cilën qytetarët marrin vendime politike të mbështetura mbi pushtetin e shumicës. Në qoftë se të gjithë qytetarët marrin vendime – quhet demokraci e drejtpërdrejtë dhe, mund të praktikohet vetëm duke marr parasysh grupe të vogla. Këtu e përmenda vetëm një detal në zberthimin e nocionit të gjerë të demokracisë.
Kurrë nuk u organizua nga askush ndonjë tubim në shkolla dhe në fakultete që të rinjëve tanë tu shpjegohet në mënyre të detajizuar së çfarë është Demokracia. Për nocionin e Demokracisë më shumë kan njohuri ata të cilët i studiojnë shkencat politike e shkencat juridike .
Për nocionin së çka është Demokracia shumë pak kan ditur kuvendaret e deritashem . Nocioni demokraci nuk kufizohet vëtem në atë që të shprehësh lirshem. Nuk ndërtohet demokracia më njerëz të logjikës së trashëguar autokratike. Demokracia nuk është anarki. Demokracia nuk thotë që kush të qohet më sabah të vjedhë shtetin dhe popullin e vet. Demokracia nuk nënkupton shtet për vete, jarana e miqë.
Me fjalën “demokraci” shërbehen dendur qeveritë, të cilat nuk janë demokratike. Kur një elitë e ngushtë qeveritare e ushtrojnë tërë pushtetin, më qëllim që të mbetet në pushtet për shumë vite, kësaj nuk i thonë demokraci. Këtë formë të ushtrimit të pushtetit e zgjodhën elitat politike në Kosovë. Çështje më rëndësi, për të cilën duhet mbajtur mend, është së, demokracia është një proces, formë e bashkëjetesës dhe e bashkëpunimit. Ështe formë e evolucionit të vazhdueshëm, e jo formë statike.
Ky farë konglomerati politikë që u krijua pas luftës ,është duke e gërryer demokracinë nga brenda. Në shoqërinë demokratike, qevereritë janë një prej shumë institucioneve, të cilat bashkëjetojnë në sistemin pluralist. Në shoqërinë demokratike, qeveria nuk e ka pushtetin e plotë; aq më shumë, pushteti i qeverisë – kompetencat e tij – në mënyrë të përpikët janë të përkufizuara dhe të kufizuara përmes ligjit. Kur dikush ngritët mbi ligjin , e në Kosovë patëm të tillë më bollëk , kjo automatikisht bie ndesh më përkufizimet e demokracisë.
Shumë raporte ndërkombëtare flasin për nivelin jo të mirë të demokracisë në Kosovë . Është vlerësuar rënie në kategoritë e kuadrit dhe pavarësisë së gjyqësorit, jo nivele të duhura të mediave elektronike dhe të shkruara , e shumë të meta të tjera në sisteme. Demokracia u përdorë–keqpërdor për ta mbajur pushtetin sa më gjatë. Demokracia është proces, andaj, shoqëritë demokratike menjanojnë padrejtësitë dhe garantojnë një trajtim të barabartë për gjithë…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...