Qeveria e re ka rastin historik të çmontimit të dukurive negative!

E Enjte, 31 October 2019 20:55

Nga Skënder MULLIQI

Kësaj radhe qytetarët votuan shume me ndryshe. Nuk i votuan më ata që I mashtruan. Votuesit u përcaktuan për Levizjën VV. Pse themi VV, sepse gjatë gjithë kohës kërkesat e këtij subjekti politikë u përputhën më kërkesat e popullit. Ishin të saktë më duket mua në përceptimet e deri tashme politike, treguan së e kan guximin qytetarë të ballafaqohen më krimin e organizuar dhe korrupcionin, si dhe më të gjitha dukuritë tjera devijante në shoqëri. Treguan zotësinë e tyre edhe për temat shumë të ndijeshme politike, Demarkacionin dhe “Zajednicën”… I kundërshtuan ashpër pa zgjedhur shumë metoda dhe forma në kuvend dhe jashtë dyerëve te kuvendit, dhe bën mire, së që të dyja këto tema ishin të interesit dominant nacional. Si subjekti numer një opozitar asnjeherë së kan pasur pushtetin deri më tash, dhe të rinjët në bisedë më ta mendojnë së VV është partia e cila e ka merituar për te qeverisur më vendin. Zatën shumë prej tyre që kan rastisur të jenë në partitë tjera politike janë bërë ”pishman” që nuk e kan votuar VV. As individi si individ nuk është i njejtë. Mvarësisht prej situatave njeriu është herë i mirë herë më pak i mirë. Akterët e derisotëm politikë bënë veprime të pa përgjegjshme për shtet dhe mirëqenje të përgjithshme . I kthyen debatet politike në propagandë . Futën shumë medie elektronike dhe të shkruara nën kontroll. Ndikuan që proceset demokratike të vendnumërojnë. Na kthyen më shumë në autoritatizëm.Pamë stagnacion të proceseve ekonomike zhvillimore në të gjitha fushat e jetës.Keqpërodorime e hajni sa të duash. LVV me Albin Kurtin e përgatitur intelektualisht dhe politikisht me këtë fitore e stopuan kalvarinë e këtyre të keqijave të deritashme … Sigurisht së ngadalë qeveria e re do të shembë korrupcionin që ka përfshirë çdo pore të jetës. Kosovës dhe qytetarëve të saj I nevoitet një çasje krejt ndryshe karshi problemeve të grumbullura më vite . Sigurisht së do ti dilet përpara rrënimit të ardhmës së brezave të rinjë , të cilët jo pak kan marrë botën në sy. Mjaftë më qytetarët rrenat i kan gelltitur si të vërtata. Kjo qeveri e ka rastin historic të çmontimit të te gjitha dukurive negative . Kur të gjitha këto të keqija ndodhin mbrenda një shteti, demokracia pushon së funksionuari… Qytetarët më të drejtë presin që punët të kthehën për së mbari.Në pyetje është jeta politike, jeta ekonomike dhe kulturore e vendit, të cilat janë cenuar dhe rrezikuar seriozisht, e pa të cilat nuk funksionon e sotmja dhe as e nesermja e shoqërisë…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...