Vlora Çitaku i “mbyll gojën” Daçiç në OKB: Jam krenare që jam shqiptare…

Premte, 01 November 2019 08:52

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku, është dukë marrë pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Para këshillit, Çitaku ka shpalosur faktet dhe përparimin e Kosovës. Temë është bërë kësaj here nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin Çitaku ka pasur përgjigjet për ministrin serb.

“Kjo dhomë nuk është gjykatë për neve se politikanë. Është e vërtetë se Kurti ka fituar zgjedhjet në Kosovë. Ai ka thënë qartë disa herë se është pro dialogut”.

“Më kënaq kjo që kolegu im nga Serbia e mbron flamurin e Kosovës. Flamuri i Kosovës gjithmonë do të qëndrojë në zyrën e Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Çitaku, derisa Daçiq në fjalën e tij ka thënë se Kurti nuk e njeh flamurin e Kosovës.

“Ju kujtoj që Kurti ka qenë i burgosur politik në Serbi, derisa Daçiç ka qenë ministër”.

Çitaku: Policia e Kosovës ka vepruar me profesionalizëm gjatë arrestimit të zyrtarit rus

Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar me profesionalizëm gjatë arrestimit të zyrtarit rus të UNMIK-ut, i cili vullnetarisht ka dashur të bëhet mburojë për bandat kriminale serbe në veri dhe të parandalojë autoritetet e shtetit të Kosovës të kryejnë detyrën e tyre.

“Çfarë do të ndodhte sikur dikush nga ne këtu të parandalojë operacionin e policisë kundër kriminalëve në Nju Jork, Berlin, Moskë, Paris… Aksioni policor është incizuar dhe i është prezantuar opinionit në tërësi. Xhirimi tregon se zyrtarët e UNMK-ut kanë refuzuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të tregojnë dokumentet e identifikimit”, tha ajo gjatë seancës së KS të OKB-së ku po diskutohet raport i rregullt për punën e misionit UNMIK në Kosovë, raporton ‘telegraf’.

Diplomatja kosovare tha se Kosova është shtet i pavarur dhe kështu do të jetë përgjithmonë, teksa foli edhe për dialogun për të cilin tha se Prishtina zyrtare është e gatshme, por pasi pala serbe të tregojë se është serioze në këtë drejtim.

Ajo ka folur edhe për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, organizimi i të cilave siç tha ajo se ishte i suksesshëm dhe u zhvilluan në mënyrë fer dhe demokratike.

Çitaku ka përmendur se 26 anëtarë të KQZ-së përfunduan në spital pasi kishin simptoma gjatë numërimi të votave të ardhura nga Serbia, duke mos dashur të drejtojë gishtin ndaj askujt, teksa shtoi se edhe pas gjithë kësaj autoritetet e Kosovës vazhduan me numërimin e të gjitha votave.

Ambasadorja Çitaku nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin e frikësimit dhe kërcënimeve të komunitetit serb në Kosovë nga ana e bashkëkombësve të tyre dhe Beogradi zyrtar që kërkonin prej tyre të votonin për Listën Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se po vazhdon të përdorë instrumente të frikësimit ndaj serbëve, jo vetëm gjatë zgjedhjeve, por edhe të pjesëtarëve serbë në Forcën e Sigurisë së Kosovës që të mos jenë pjesë e kësaj force, teksa ka përmendur se zyrtarë serbë të Kosovës janë ndalur nga autoritetet e Serbisë në kufi.

Çitaku i ka quajtur të rrejshme pohimet e palës serbe e nga Kosova janë larguar 200 mijë serbë, teksa ka rikujtuar se i dyshuari kryesor për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviqit vazhdon të fshihet në Serbi.

“Kurrë Kosova nuk do të frikësohet dhe Serbia kurrë nuk do ta diktojë”, u shpreh ajo.

Çitaku ka përmendur edhe për veprimet e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, duke thënë se Prishtina zyrtare serish do të aplikojë vitin e ardhshëm për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare, pasi që askush nuk ia ndalon këtë të drejtë.

“Kosova tashmë ka dëshmuar aftësinë e saj për të treguar veten si faktor stabilitetit”, tha ajo.

Ajo ka përshëndetur aksionin e ushtrisë amerikane për vrasjen e liderit të organizatës terroriste ISIS-it Al-Baghdadi, duke shtuar se Kosova si shtet kontribuon në luftën kundër terrorizmit.

“Jam krenare për të kaluarën time si shqiptare e Kosovës. Nuk jam e sigurt se kështu mund të thuhet për juve zoti Daçiç”, është shprehur ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ish deputeti Xhemal Gjunkshi, të emëruarit të Ramës në bashkinë Bulqizë: Lefter DORËHIQU!

Politikë

Ish deputeti Xhemal Gjunkshi, të emëruarit të Ramës në bashkinë Bulqizë: Lefter DORËHIQU!

Kryeministri duhet të kishte shkarkuar Leter Allën, të droguarin e Bulqizës. Heshtje dhe indiferentizëm pas transmetimit të videos shokuese të transmetuar në ABC TV, ku shihet Kryebashkiaku i emëruar nga Edi...

‘Anti-shpifja’ për shqyrtim në Komisionin e Venecias, ish-deputetja e opozitës: Akti i KiE zbulon fytyrën e qeverisë

Politikë

‘Anti-shpifja’ për shqyrtim në Komisionin e Venecias, ish-deputetja e opozitës: Akti i KiE zbulon fytyrën e qeverisë

Pasi Këshilli Europian kërkoi që paketa ‘Anti-shpifje’ të shkojë për shqyrtim në Komisionin e Venecias, vjen një reagim dhe nga ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj. Përmes një mesazhi Mehmetaj thekson...

200 lëkundje tërmeti në Turqi nga mbrëmja e djeshme

Globi

200 lëkundje tërmeti në Turqi nga mbrëmja e djeshme

Turqia është goditur nga një numër tërmetesh gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme. Turqia ka përjetuar momente tmerri, gjatë natës së kaluar, teksa është goditur nga rreth 200...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!