Java e ardhshme, finale për bisedimet VV-LDK

Premte, 01 November 2019 09:18

Javën tjetër pritet që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të finaliziojnë programin qeverisë, pas një varg takimesh të mbajtura në nivel të grupeve punuese.

Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosje tha se për shumë nga temat e shtruara ndërmjet ekipeve punuese ka pajtueshmëri.

Ajo shprehet e bindur se nuk do të ketë probleme sa i përket pozicionimeve të këtyre dy partive në temat e mëdha për vendin. “Deri tani të gjitha takimet tona janë zhvilluar në një frymë pozitive optimiste, prandaj po besojmë që do vazhdojë kështu, jemi lëshuar tanimë në diskutime për programin qeverisës, të hënën kemi pasur takimin për zhvillimin ekonomik, në 90 për qind të çështjeve jemi pajtua, kanë mbetur vetëm disa adresime të cilat do duhet të gjejnë mirëkuptim dhe pajtueshmëri”, tha ajo.

Javën tjetër shprehet e bindur ajo se do të finalizohet programi qeverisës për t’i hapur rrugë nënshkrimit të marrëveshjes finale, e cila do të bëhet pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

“Do të vazhdojmë javën ardhshme me politikën e jashtme dhe çështjet sociale, shëndetësia në arsim dhe besoj që java e ardhshme do jetë finale në kuptimin e harmonizimit programor dhe pastaj mbetet vetëm nënshkrim i marrëveshjes finale dhe besoj që do të bëhet në momentin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, shtoi Haxhiu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...